Komanda e Forcave Ajrore të SHBA përgënjeshtron Ramën dhe Yuri Kim

Pasditen e sotme, dy avionë bombardues amerikanë B-52 fluturuan në lartësi të ulët mbi Tiranë.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim publikoi në faqen e ambasadës në Facebook video e foto nga fluturimi i avionëve si dhe nga takimi me qytetarë të Tiranës që kishin shkuar në Sheshin Skënderbej për të parë shfaqjen.

Në njërin nga postimet e ambasadës kushtuar fluturimit, shkruhet se ai është në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së e Shqipërisë dhe të raporteve mes dy vendeve në NATO.

“Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO.” – shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
Në të njëjtën linjë postimi ishte edhe kryeministri Rama, i cili disa orë më pas shkroi në Facebook se fluturimi përshëndetës ishte në nder të 100-vjetorit të marrëdhenieve mes Shqipërisë e SHBA-së.

“Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, bishat B52, kryen sot një fluturim përshëndetës mbi Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.” – shkroi Rama në Facebook disa orë më vonë.

Megjithatë rezulton se fluturimi i avionëve ka qenë i planifikuar më herët e do bëhet mbi katër vende dhe nuk ka të bëjë me atë që shkruajnë Kim e Rama për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në faqen e Komandës së Forcave Ajrore Amerikane në Europë shkruhet se fluturimi i bombarduesve B-52 amerikanë do fluturojnë në Europën Juglindore sipas një programi të paracaktuar.

Sipas shkrimit, qëllimi i fluturimit është demonstrimi i përkushtimit të SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore. Fluturimi do niste në Shkup në orën 14 e 35, për të vijuar me Tiranën në orën në orën 14 e 50. Më pa avionët do fluturonin në Mal të Zi për të mbyllur fluturimin në Kroaci.

“Dy avionë të Forcave Ajrore të SHBA B-52 Stratofortress të caktuar në Skuadronin e 23-të të Bombaarduesve që aktualisht operojnë jashtë RAF Fairford, Mbretëria e Bashkuar, do kryejnë fluturime me lartësi të ulët mbi Evropën Juglindore të planifikuar më 22 gusht. Qëllimi i çdo flutirimi është të demonstrojë përkushtimin dhe sigurinë që SHBA-ja ka ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore. Për më tepër, kjo do u ofrojë qytetarëve një mundësi për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon lart. Të hënën, më 22 gusht, avioni do të fluturojë mbi ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë në Shkup, Maqedonia e Veriut; Sheshi Skënderbej Tiranë, Shqipëri; përgjatë bregdetit të Malit të Zi; dhe Lovrijenac në Dubrovnik, Kroaci. Avionët janë planifikuar të mbërrijnë në çdo vend gjatë periudhës së përafërt kohore.” – thuhet në njoftim. /Hashtag.al

Avionët do të fluturojnë në këto orare

Shkup, Maqedonia e Veriut 2:35-14:45.
Tiranë, Shqipëri 2:50- 15:00.
Bregdeti i Malit të Zi 3:05-15:15.
Dubrovnik, Kroaci 15:10-15:20.
 

About Redaksia2

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply