Video/ Ronaldo injoron keq legjendën e Liverpoolit para derbit anglez

Cristiano Ronaldo njihet si një futbollist mjaft i urryer për tifozët e Liverpoolit falë eksperiencës së jashtëzakonshme që e pati tek rivali i tyre, Manchester United. Dhe, rivaliteti duket se ka kaluar edhe në mes të legjendave.

37 vjeçari në fakt e ka injoruar keq legjendën e “Reds”, Jamie Carragher teksa shkoi për t’ju folur legjendave të “Djajve të Kuq”, Gary Neville e mbi të gjitha Roy Keane.

Ndwrsa Carragher, i cili aktualisht punon si analist në “Sky Sports”, iu afrua “CR7” për të biseduar me të, portugezi e injoroi atë duke i thënë se nuk ka kohë dhe vazhdoi tek Keane, për të shkuar më pas drejt fushës së blertë.

Natyrisht, Ronaldo iu hakmor ish-mbrojtësit anglez për komentet e tij të së kaluarës në drejtim të portugezit.

Kjo video është bërë virale, derisa Carragherit kolegët me shaka i thanë se ndoshta herën tjetër do t’i ndalej Ronaldo për ta përshëndetur dhe për të diskutuar me të.

Edhe pse Man Utd e fitoi derbin e madh anglez, 2:1, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e pati një ditë të mirë pasi u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 86-të, në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”.

About Redaksia

Check Also

Roy Keane: Manchester United nuk po e respekton Ronaldon

Manchester United pësoi një humbje të thellë 6-3 ndaj Manchester City në derbin e Manchesterit …

Leave a Reply

Your email address will not be published.