Përplasja me Tahirin, drejtori i burgut të Fierit detyrohet të japë dorëheqjen

Drejtori i burgut të Fierit, Arjan Hasani ka dhënë sot dorëhqejen. Ndryshimi i drejtorit të burgut të Fierit ka ardhur vetëm pesë javë pas një konflikti të ndodhur mes ish-drejtuesit të këtij institucioni, Arjan Hasani dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimi Tahiri. Më 15 korrik, Tahiri u transferua nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes dhe siç u raportua, shkak për këtë transferim ishte bërë një sherr mes ish-ministrit të dënuar e vetë drejtorit të burgut. Debati mësohet se ka nisur për ujin e pijshëm, pasi ish-ministri ishte detyruar që të blinte të ambalazhuar nga marketi i burgut. Bashkëngjitur kësaj, kushtet në këtë burg e kishin agravuar përplasjen mes tyre.

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia deklaroi në atë kohë se arsyet që e kanë shtyrë klientin e tij të transferohet drejt Lushnjes janë takimet me familjen dhe numri i lartë i të burgosurve që ndodhen në Fier. Haxhia tha se Tahiri ka kërkuar që në ditën që është ndaluar që të kalohet në Lushnje. Sipas avokatit, Lushnja ka kushte më të mira.

“Ka kërkuar vetë të shkojë në Lushnje dhe atje ka shumë të dënuar, që janë autorë të dënuar për vepra të ndryshme, edhe për shkak të aksesit të lehtë në burgun e Lushnjes nga familja e tij. Nuk e di për kushtet dhe rregullat. Nuk më është ankuar për rregullat e forta. Ai ka qenë i disiplinuar dhe bashkëpunues. Unë nuk di gjë. Do e takoj të hënë. Është lëvizur për në Lushnje. Një njeri që abuzon rregullat s’ka pse të bëjë sherr me drejtorin. Ai është administratori dhe rregulli është rregull. Për të lëvizur ka 10 ditë që kërkon të lëviz për në Lushnje. Ai ka kërkuar që në ditën që është ndaluar. Duke parë kushtet tek burgu i Fierit ka kushte më bashkëkohore,”- tha Maks Haxhia.

Maks Haxhia ka mohuar që të ketë pasur një konflikt mes klientit të tij dhe drejtorit të burgut të Fierit. Ai shtoi se Tahiri nuk është ankuar e se është një nga më të disiplinuarit në burg, por që ka dashur prej kohësh të transferohej në Lushnje për shkak të kushteve më të mira.

“Unë vete s’po them 2 herë në jave, po një herë në 2 jave dhe kam shumë kontakt me Saimir Tahirin që është zbatues i ligjit shumë rigoroz. Nuk di që ka konflikt me drejtorin, por ka kërkuar vetë që të shkojë në Lushnjë sepse atje ka shumë të dënuar të tjerë për vepra penale të ndryshme e për shkak të aksesit të lehtë për t’u takuar me familjen. Nuk më është ankuar për rregulla të forta, ka qenë i disiplinuar dhe shumë zbatues për rregullat e burgut. Për konflikt nuk e di, e kam lënë që të shkoj të hënën, po nuk besoj të ketë. Ai nuk ka kohë që e kërkon, ka 10 ditë që më ka thënë, madje ai ka kërkuar që ditën që është ndaluar të shkojë në Lushnjë. Burgu i Fierit është godinë më e re”, tha Haxhia.

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t’u transferuar në Fier, nga ku më pas iku në drejtim të Lushnjes. Por sot, drejtori i këtij institucioni dha dorëheqjen. Në vendin e Arjan Hasanit është emëruar Ervin Bushi është emëruar Drejtor i ri në Burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë vendosur të ndryshojnë drejtues, duke emëruar Bushin në pozicionin drejtues. Hasani është caktuar në një detyrë të re. Ervin Bushi, ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZNIT dhe ASHK Fier.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.