Protestë para zyrës së Veliajt, Balliu: Lali inceneratori, mashtrues dhe hajdut!

Një protestë qytetarë do të zhvillohet më 24 gusht në orën 19:00 përpara bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut. “Të mbrojmë shtëpitë tona nga pallatet e Erion Veliajt” është qëllimi i kësaj proteste, shpërndarë në rrjetet sociale.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e mbështet fuqimisht këtë revoltë të banorëve.

“Të protestosh kundër Veliajt është detyrim ndaj qytetit, – thotë ai. –  Prej kohësh kjo bashki është në shërbim të pushtetit dhe jo të qytetit dhe qytetarëve. Prej kohësh kjo bashki vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar pallatet e pushtetarëve”.

Të bashkohemi nesër në orën 19:00 përballë bashkisë së inceneratorëve që nuk ekzistojnë, por për të cilët qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë”, bën thirrje Kleviz Balliu.

Por, cili është portreti i kryebashkiakut që përpiqet të ëmbëlsojë imazhin para votuesve duke u vetëquajtur “Lali”?

Balliu shkruan: “Lali inceneratori, mashtrues, hajdut dhe i korruptuar! Lali inceneratori në Bashkinë e Tiranë, përveç vjedhjes, ka arritur ta kthejë bashkinë e kryeqytetit në institucionin simbol të mashtrimit. Autobusë elektrike i premtonte 5 vite më parë – ndërkohë autobuzët e kryeqytetit nuk përmbushin asnjë kusht minimal.

Nuk do të jap asnjë leje ndërtimi për pallate deklaronte Veliaj – ndërkohë dha miliona metra katror ndërtime pallate e kullash kudo në Tiranë. Do të ndërtoj lulishte dhe parqe lojërash deklaronte Lali inceneratori – por edhe aty ku kishte parqe vendosi të ndërtojë kulla shumëkatëshe”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve

Unë informoj gjithashtu se nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.