Gjykata e Elbasanit le në burg dy rusët dhe ukrainasin

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin të arrestuar në Gramsh. Togat e zeza e kanë cilësuan të ligjshëm arrestimin e tyre. Vendimi u mor nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

Avokatët e dy rusëve dhe e ukrainasit kanë kërkuar detyrim paraqitjeje.

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet që ka sekret shtetëror të hetimit.

About Redaksia

Check Also

Rama nuk shpëton nga McGonigal, Veliaj do kthehet nga FBI

Deklarata e Kryetarit të PD, Sali Berisha Erion Veliaj, në çdo vend, përveçse në diktatura …

Leave a Reply