Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel është nderuar me çmimin “Nobel” për Paqen 2022″ të UNESCO-s, për përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët.
“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në 2015 për të mirëpritur mbi 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea.
Kjo është trashëgimia që ajo lë”, deklaroi presidenti i jurisë dhe fituesi i “Çmimit Nobel për Paqen 2018”, Denis Mukëege.
Nderimi, i cili zyrtarisht quhet “Çmimi i Paqes Félix Houphouët-Boigny-UNESCO”, mban emrin e ish-presidentit të Bregut të Fildishtë.
Ai u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që kanë bërë një përpjekje të veçantë për të promovuar, hulumtuar ose siguruar paqen. Nuk është vendosur ende se kur do t’i dorëzohet çmimi Merkelit, e cila u largua nga politika vitin e kaluar pasi shërbeu katër mandate si kancelare e Gjermanisë.
Në verën e vitit 2015, Merkel hapi kufijtë e vendit të saj.