Former German Chancellor Angela Merkel answers questions from journalist and author Alexander Osang under the theme "So what is my country?" at the Berliner Ensemble in Berlin, Germany, Tuesday, June 7, 2022. (Fabian Sommer/dpa via AP)

Merkel fiton çmimin “Nobel” për paqen nga UNESCO

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel është nderuar me çmimin “Nobel” për Paqen 2022″ të UNESCO-s, për përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët.

“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në 2015 për të mirëpritur mbi 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea.

Kjo është trashëgimia që ajo lë”, deklaroi presidenti i jurisë dhe fituesi i “Çmimit Nobel për Paqen 2018”, Denis Mukëege.

Nderimi, i cili zyrtarisht quhet “Çmimi i Paqes Félix Houphouët-Boigny-UNESCO”, mban emrin e ish-presidentit të Bregut të Fildishtë.

Ai u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që kanë bërë një përpjekje të veçantë për të promovuar, hulumtuar ose siguruar paqen. Nuk është vendosur ende se kur do t’i dorëzohet çmimi Merkelit, e cila u largua nga politika vitin e kaluar pasi shërbeu katër mandate si kancelare e Gjermanisë.

Në verën e vitit 2015, Merkel hapi kufijtë e vendit të saj.

About Redaksia

Check Also

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet …

Leave a Reply