Berisha: Demokratët janë para një misioni historik, të shpëtojnë Shqipërinë nga Edi Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimit me Kryesinë e degës së PD në Pogradec tha në një prononcim për mediat se, çdo shqiptar ka mision rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës i cili ka vrarë votën e lirë.

Kreu i PD u shpreh se nisur nga plaçkitjet e qeverisë, terrorit të bandave të Ramës ndaj qytetarëve, çdo demokrat ka përpara një mision historik edhe më të rëndësishëm se në 91-shin për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Ramës.

“Shtrova para tyre misionin e madh që ka sot çdo demokrat e demokrate, që ka sot PD-ja, për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve i cili ka përqendruar në duart e tij duke dhunuar votën.

Më 25 prill, garë midis shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera, që do të thotë se nuk ishte garë elektorale.

I lëmë mënjanë tonelatat me euro krimi që u përdorën për të blerë vota, bandat për të ushtruar terror, marr faktin e shtetit si parti elektorale.

Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10 për qind më shumë se sa në 91-shin tek Ramiz Alia, është një pushtet i rrezikshëm i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët.

Plaçkitje e grabitje ndaj qytetarëve. Demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndësishëm se në 91-shin për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist i një njeriu që e ka shpallur veten armik i egër i votës së lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.