Nga Tritan SHEHU
Ne Itali filloi zyrtarisht fushata elektorale per zgjedhjet e 25 Shtatorit!
Te gjtha sondazhet flasin per nje fitore te koalicionit te Qendres se djathte dhe te djathte aty, Berlusconi-Meloni-Salvini-Cesa.
Nje fitore kjo e rendesishme jo vetem per ate partner strategjik, por dhe per te djathten europiane.
Nje fitore ajo, qe do “tingelloje” fort dhe ne Shqiperi.
Nje fitore kjo keshtu dhe e shqiptareve qe jetojne ne Itali.
Megjithese maredheniet midis dy vendeve tona jane konsideruar gjithemone nga cdo qeveri italiane, pavaresisht ngjyres politike te saj, shume te rendesishme, fitorja e koalicionit te djathte merr nje rendesi te vecante.
Kjo fitore do t’i jape nje “ngjyre”, rendesi e afersi shume me te forte ketyre maredhenieve.
Eshte aktualisht ky i vetmi koalicion qe mund te siguroje nje qeverisje stabel ne ate vend mik, nje “ze” te forte per Italine ne familjen europiane.
Elemente shume te rendesishem pozitiv keta edhe per ne.
Na takon ne, ne radhe te pare shqiptareve qe jetojne e votojne ne Itali, qe ne kete periudhe elektorale ta mbeshtesim kete koalicion.
Keshtu neser secili prej nesh do te jete “pjese” e fitores se tij.