Macron-francezëve: Bëhuni gati për një përmbysje të madhe që do t’i japë fund bollëkut

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi francezët të jenë gati për “sakrificë” dhe një ndryshim të madh që do të sjellë “fundin e bollëkut”.

“Unë besoj se ajo që po kalojmë është më shumë një ndryshim i madh ose një përmbysje e madhe”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit në Pallatin Elysée, duke aluduar në një seri “krizash serioze” shkaku i luftës në Ukrainë deri te efektet shqetësuese të ndryshimeve klimatike, të tilla si thatësira.

Ai tha se Franca tani po përjeton “fundin e bollëkut” që ka qenë i dukshëm që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020 në kontekstin e financave publike, mungesave të materialeve të caktuara dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.

Ai paralajmëroi francezët se do të duhej të përballeshin me pasojat, raporton france24. “Liria jonë ka një çmim dhe ndonjëherë kur duhet mbrojtur, mund të nënkuptojë sakrificë”, tha ai.

Macron gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të qeverisë franceze që të veprojnë me seriozitet dhe kredibilitet gjatë përballjes me krizën dhe të mos i dorëzohen demagogjisë.

About Redaksia

Check Also

Trump e quan rivalen e tij “një të çmendur të së majtës radikale”

Përpara fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden, Donald Trump “lëshoi një breshëri sulmesh” kundër kundërshtares …

Leave a Reply