Inceneratorët/ PD: 5 pyetje për Bashkinë Durrës dhe SPAK

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Tentakulat e mega-aferës së inceneratorëve shtrihen në qytete më të mëdha të Shqipërisë, në stilin tipik të organizatave mafioze, në një skemë të kopjuar pikë e presje nga Camorra.

Nga Tirana në Elbasan dhe nga Fieri në Durrës. Qyteti bregdetar, i kapur prej një dekade nga një klan mizor, edhe pse nuk ka një incinerator është futur në vallen që hidhet mbi shpinën e taksapaguesve shqiptarë.

Edhe pse landfilli i Porto Romanos parashikohej të mbyllej, ku një tjetër aferë mori rrugë, asnjë masë reaguese nuk u mor nga Bashkia. Zgjidhja u gjet te transferimi në Tiranë, në territorin e inceneratorit të Bashkisë së kryeqytetit. Emirjana Sako për këtë mesa duket edhe u përzgjodh si kandidate për kryetare bashkie, pasi po i kryente porositë shumë mirë sa kohë ishte në detyrë në këtë funksion.

Edhe sot kemi pesë pyetje për të gjithë të interesuarit, përfshirë këtu ata pas Sakos dhe ata pas SPAK-ut:

1- Si ka mundësi që edhe pse parashikohej me vendim që do mbyllej Porto Ramano, kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako nuk gjeti asgjë zgjidhje se ku do shkonin mbetjet për një vit e gjysëm?

2- A u la me qëllim që të shkaktohej katastrofë mjedisore në Durrës, që të gjendej zgjidhja te “incenetarori” që nuk ekziston i Tiranës?

3- Si ka mundësi që kamionët edhe mbetjet e Durrësit vinin përpara se të kishte një marrëveshje zyrtare edhe shkarkonin mbetjet në landfillin, incenerator fantazëm të Sharrës?

4- Si eshte e mundur qe, duke pasur ne planin lokal te menaxhimit te mbetjeve te Bashkise Durres, 3 skenarë te mundshem per menaxhimin e mbetjeve si Landifilli i Sukthit apo i Gjepalajt, u zgjodh skenari me koston me te shtrenjte ne inceneratorin fantazem te Tiranes?

5-Kush i ka bërë negociatat nga ana e Bashkisë Durrës me Landfillin e Sharrës, dhe kush ka qenë nga pala tjetër? Si është arritur pagesa përfundimtare kur janë ccuar mbetje me zero lek përpara kontratës duke e paracaktuar se cilën zgjidhje do bënte Bashkia?

Ne do të ngulim këmbë, me pyetje dhe kërkesë llogarie, deri kur dikush në SPAK të lëvizë dorën për ta vënë te plaga e 430 milion eurove dhe tek përgjegjësit e vërtetë.

Lefteri është në burg, por koka që qelbet vjedhje luan kryegardianin e përgjithshëm të Shqipërisë.

Me firmën e tij ndodhin të gjitha.

About Redaksia

Check Also

Si barbarët me pushtet shembën Teatrin Kombëtar

Nga Iva V.GRILLO Në oborrin e Teatrit Kombëtar kishte disa pemë të bukura, të larta …

Leave a Reply