Meta: Edi Rama figura më e errët e historisë së Shqipërisë, ka ardhur koha e përballjes

Në një intervistë për Euronews Albania kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se, çështja kombëtare është vënë në pikëpyetje nga kryeministri Edi Rama.

Për Metën, Edi Rama është figura më e errët e historisë së Shqipërisë duke kaluar dhe atë të Esat Pashës i cili sipas kryetarit të Partisë së Lirisë edhe ka luftuar për Shqipërinë në një kohë kur nuk kishte kushtetutë dhe shtet ligjor.

“Çështja jonë kombëtarë është vënë në pikëpyetje nga figura më e errët në gjithë historinë e Shqipërisë që e ka lënë pas prej kohësh edhe Esat Pashën që është pikërisht Edi Rama.

Dhe e ka lënë pas Esat Pashën, se Esat Pasha dhe ka bërë ndonjë luftë për Shqipërinë dikur një herë e një kohë.

Dhe jo vetëm kaq por në kohën e tij nuk kishte as kushtetutë Shqipëria, nuk kishte as Gjykatë Kushtetuese dhe nuk kishte një traditë solide si një shtet me intersat e veta sovrane dhe kombëtare”, tha Meta.

Meta nënvizoi se Rama fshihet pas fustanit të grave, por tani ka ardhur koha e përballjes burrërore.

“Nuk ekziston asnjë çështje, këto janë streset e lavrës dhe regjimit të larvave. Është shumë e qartë në DASH prej kohësh, gjithçka tjetër është përrallë. Nuk ndalojmë askënd që të fshihet pas fustani të grave, aq më tepër Ramën që kështu ka nisur politikën dhe kështu do e përfundojë. Tani ka ardhur koha e përballjes burrërore”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shqipëria në këto momente nuk plotëson më kriteret politike si anëtare e NATO-s!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te situata aktuale e Shqipërisë, duke vlerësuar …

Leave a Reply