Lubonja: PS është kthyer në bandë, ky është degradim dhe imoralitet

Analisti Fatos Lubonja ka folur për nisjen e hetimeve nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lubonja tha se kjo është rrjedhë e një ngjarjeve në vijim.

“Unë e kuptoj që të luftosh për pushtet do të përdorësh lojëra politike apo argumente, por jo në këtë lloj imoraliteti që i degradon fare njerëzit nga inteligjenca”, tha Lubonja.

Më tej ai shtoi se sheh një degradim të politikës dhe një kthim pas në vitet ’90.

“Partia Gramoz Ruçit që nderon Gramoz Ruçin tronditet sepse kur ishte 19 vjeç Ilir Merta paska bërë një denoncim. Këto përdoren për të ndikuar një lloj opinioni. Problemi është që ata që duhen ndikuar trajtohen si budallenj. Po këta njerëz që thonë se Meta është dielli që ndriçon pastaj thonë është terri, nuk mund ta toleroj. Sipas mendimit tim është një shenjë e degradimit moral të shoqërisë.

Populli nuk është budalla. Kush është skandali më i madh? Ai i inceneratorëve apo ky që ka bërë Meta nëse e ka bërë. Ky paska për diçka për të influencuar në SHBA për çështje lobingu. Ajo e inceneratorëve është skandal. Këtu humbasin peshë argumenti, fjala dhe fiton gjithnjë më shumë forcë dhuna strukturore e një shteti të kapur, dhe se dilet nga ky shteti i kapur dhe a dilet dot me fjalë, ky është një problem. Ai Metën, një herë e bëri aleat e president tani e bën spiun e të korruptuar sa herë i duhet.

Këtu humbet i gjithë respekti për inteligjencën njerëzore, këtu gjithçka bëhet për interesa. Nuk jemi në një sistem një-partiak total ku ka rënë fare maska e institucioneve demokratike, por institucionet që kemi janë një maskë që ruhet akoma për arsye të kontekstit gjeopolitike që kemi. Kujtoj që çështja e Tahirit nuk ishte aq e thjeshtë, kishin edhe një kryeministër që kishte dalë në konferencë për mbrojtje. Si mundet të tejkalosh këto ngjarje. Tani gjithnjë e më shumë fasadë po bie dhe po duket që pas saj është një bandë kriminale. Për ambasadoren amerikane e kam thënë mendimin tim. Po luhet një rol negativ sepse po eliminohet opozita. Ndërhyrja e saj është e qartë në mbështetje të Ramës”, tha ndër të tjera Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.