“Natyra e qetë” e Vëngut

Jola HYSAJ

“Natyra e qetë” e modernizmit kaps që ka zënë Autoritetin Portual Durrës, mesa duket për Pirro Vëngun, kalatat e portit kanë mbetur pa punë dhe me këto foto duket se ka thumbuar Edi Ramën!
Marina turistike e famshme si projekt i pompuar shumë nga Rama dy vitet e fundit, duket se po lë pa punë stafin e APD.

Vinç bosh dhe pa asnjë lëvizje në foto, duket se qartazi është gjendja mjerane në këtë pjesë të portit ndërkohë që ky sektor duhet të gëlonte nga puna në këtë periudhë!

Ndërkohë që aferat korruptive të portit turistik dhe atij që pritet të ndërtohet në Porto Romano, nuk dihet se kur dhe si do të gjejnë zbatim, vinçat dhe kalatat e Vëngut janë kthyer në një “Natyrë të qetë”, ndërsa D’Rama si deputet i Durrësit, por edhe kryeministër i këtij modernizmit kaps, nuk e vë ujin në zjarr!

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply