Nuk i ndal dot me “polici” e “shtet” sepse ata janë problemi, jo zgjidhja!

Nga Gent STRAZIMIRI

Këtu e 5 vjet më parë, mora një telefonatë nga një gazetar i një prej të përditëshmeve kryesore të Britanisë, i cili më shumë se intervistë kërkonte t’i shpjegoja ç’po ndodh në kanalin që i ndan me Francën.

Në atë kohë, në breg shqiptarët kishin ngritur një pyll çadrash shumëngjyrëshe në pritje të gomones së radhës, çmimi i së cilës ishte 20 mijë pound për person…

Mundësia për të kaluar me sukses detin, pa u mbytur, ishte 50% / 50%!

Ky fakt e kishte tmerruar gazetarin!

– Varfëria..?- më pyeti.

– Po – i thashë – edhe varfëria.

– Hmmm… çfarë tjetër…? – vazhdoi

E ftova të bëjmë një llogari financiare:

– Çmimi për një individ që pret një vend në atë gomone frike, është 20 mijë pound.

Janë familje të tëra që presin të hipin, dhe po e zemë minimalisht me 4 pjesëtarë secila… (ç’ka ka shumë pak mundësi sepse malësorët shqiptarë nuk ndalen me 2 fëmijë…).

Kjo e çon çmimin për familje, minimalisht në 80 mijë pound, ç’ka është një shumë e konsiderueshme edhe në Londër…

– Ohh… pa asnjë dyshim – më ndërpreu.

– Ai që ka mundësinë të grumbullojë mbi 80 mijë pound – vazhdova – në Shqipëri, e për më tepër në një fshat në Has a Kukës, nuk është i varfër deri në dëshpërim…

Me 80 mijë pound mund të hapësh një biznes në Londër… jo më në Shqipëri…

– Sigurisht – u përgjigj

– Kjo na kthen në fillim të bisedës – vazhdova- ata të mjerë që luajnë bixhoz 50%/50% jetën e fëmijëve, nuk janë të thjesht të varfër, janë të pashpresë në Shqipëri, edhe nëse kanë mundësi të grumbullojnë jo më pak se 80 mijë pound…

Në Shqipëri ka një mjerim shprese, dhe ajo prek së pari atë që e ka një mundësi financiare apo personale për të kuptuar dhe ëndërruar se mund të jetojë më mirë…

Nga Shqipëria, së pari janë larguar të pasurit, pastaj të mirëqenët e së fundmi po largohen të mjerët…

Çështja është se dy kategoritë e para, nuk i sheh rrugëve me çanta në krah, e as duke fjetur në stola parqesh apo çadra kampingu në breg të detit;

Ata marrin avionin me biletë “biznes klas”, dhe zbresin në hotel, të larë e të veshur, me një llogari bankare të shëndetshme mjaftueshëm, për t’u paraqitur tek autoritetet me një plan-biznes të ri…

Për të realizuar këtë, ata kanë mbyllur bizneset në Shqipëri, dhe kanë shitur pothuaj gjithçka, duke lënë të papunë, pa të ardhura, me mijëra të tjerë që punonin për ta, shërbenin tek ata, siguronin jetesën prej tyre…

Ata sot janë preja më e kollajshme e krimit të organizuar, sepse kanë nevojë urgjente për para’, dhe “opsionet” që ofron krimi janë më të shpejta e efikase sesa çdo opsion “urgjent” që ofron shteti më perfekt…

Shqiptarët janë mësuar të jetojnë në një lloj varfërie relative, brenda së cilës kanë patur edhe ato që i kujtojnë për “ditë të mira”, sepse edhe kur ulej fitimi, vazhdonin kishin shpresën dhe besimin që nesër do bëhej më mirë.

Sot nuk kanë më besimin dhe shpresën e investojnë në … dëshpërim…

Problemi është qeveria, miku im, jo varfëria!

———

Nuk di ç’bëri me këtë bisedë, nuk e ndoqa më.

Sot pas 5 vitesh, “preja” që qeveria ka 8 vjet që i çon “në pritë” krimit të organizuar në Londër, është kthyer në problem ndërkombëtar me bazë Britaninë.

Sot qeveria britanike vazhdon të fshihet pas gishtit, duke besuar se i ndal me polici në kanal…

Deri në vitin 2005-2006, ndodhte e njëjta histori me Italinë… dhe identike ishin edhe strategjitë policore për “zgjidhjen”…

“Guardia di Finanza” patrullonte në det, ndërsa karabinierët patrullonin në breg… por skafet plot me shqiptarë të dëshpëruar, kinezë, afganë, moldave e bjelloruse nuk bënë pushim asnjë ditë…

Në fund, e zgjidhi qeveria e Sali Berishës…

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Berishës: Sistemi TIMS u sulmua nga hackera qeveritarë, do zhduknin lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi akuza të forta, duke shtuar se sistemi TIMS …

Leave a Reply

Your email address will not be published.