Me sektin Rama në krye, drejt rekordeve të reja të çmimeve!

Nga Bujar LESKAJ

Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë, bizneset presin që pas një viti norma e inflacionit të jetë 10.6%, ndërsa në tremujorin e mëparshëm pritshmëritë e tyre ishin në nivelin 3.3%.

Konsumatorët presin që pas një viti norma e inflacionit të jetë në nivelin 9.6%, nga 7.3% që kishte qenë pritshmëria mesatare një tremujori më parë. Këto janë vlerat më të larta historike të shënuara ndonjëherë në seritë e vrojtimeve të bankës sonë qendrore.

Analiza e pritjeve për inflacionin bazohet në rezultatet e vrojtimit periodik të besimit të bizneseve dhe të konsumatorëve.

Tendenca rritëse e pritshmërive të konsumatorëve shqiptarë për çmimet në të ardhmen vjen edhe nga mungesa e plotë e besimit të tyre se qeveria e sektit Rama do t’u vijë në ndihmë, edhe pse arkën e Shtetit e ka plot, nga të ardhurat e rritura në shtatë muaj janar-korrik 2022, me 375 milionë euro më shumë nga inflacioni rekord.

Perceptimi dhe pritjet e konsumatorëve për inflacionin janë më të ndjeshme ndaj luhatjes së çmimeve të ushqimeve. Ende konsumi kryesor i familjeve tona është ai i ushqimeve të shportës, për shkak të varfërisë masive dhe numrit shumë të lartë të familjeve në ndihmë sociale dhe me të ardhura të pakta ose modeste,.

Pikërisht në (mos)mbështetjen e 438 mijë pensionistëve që janë kryefamiljarë, gëzojnë pension më pak se gjysma e pagës minimale ose janë familje në ndihmë sociale, “shkëlqen” sekti i panginjur në pushtet, me mungesën e një pakete të dytë të Rezistencës Sociale, edhe pse kjo e fundit, për sa kohë rezistoi, deri në fund të qershorit, ishte mbiquajtur me të drejtë nga qytetarët si Paketa e “Mjerimit Social”. Indiferenca vrastare e sektit Rama shfaqet në atë që as këtë paketë mjerane nuk e rinovoi pas fundit të qershorit!

About Redaksia

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply