Pa mbushur muajin në detyrë, Begaj pushon nga puna Edvin Shvarcin, reagon Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reguar ndaj presidentit Begaj për pushimin nga puna të Edvin Robert Shvarc.

Noka shkruan se, ky akt i shëmtuar njollos institucionin më të lartë të shtetit. Presidenti Begaj nxitoi të shfaqte veten pa mbushur muajin në detyrë.

Reagimi

Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu me profesionalizëm e korrektesë për 5 presidentë të ndryshëm, Edvin Robert Shvarc pushohet nga puna me një motivacion qesharak të shkruar në letër, pa i thënë një fjalë.

Mungesë e madhe respekti nga Presidenti i Republikës ndaj një nëpunësi civil, i cili jeton me të ardhurat e kësaj pune në një apartament modest bashkë me zonjën dhe nënën e tij.

Edvin Shvarc është shtetas shqiptar me prejardhje hebreje, zyrtar serioz dhe profesionist i rrallë.

Ky akt i shëmtuar njollos institucionin më të lartë të shtetit. Presidenti Begaj nxitoi të shfaqte veten pa mbushur muajin në detyrë.

About Redaksia

Check Also

“Paketa e maleve”/ Rama i grabit Krujës 2 mijë hektarë në malin e shenjtë të Sari Salltikut

2 mijë kektarë në zonë e  Krujës ku përfshihet edhe mali i Krujës , i …

Leave a Reply