Nga Blendi FEVZIU
Ishte studenti me i heshtur, por padyshim edhe nder me te miret e deges se letersise. Keshtu e njoha ne Fakultet, Edvin Shvarcin, djalin e Robert Shvarcit qe me kishte mahnitur me perkthimet e tij e me vone, kur e njoha, me formimin e tij intelektual. Edvini ishte kurioz, dinte pothuaj gjithcka dhe dilte tej perdes qe mundohej te na ndante nga bota. Ishte nga ata qe flisnin pak, por edhe nga ata qe nuk e donin komunizmin. Ne 9 Dhjetor 1990 ishim bashke ne demostraten e studenteve tek Liceu Artistik. Njeriu me fjalepak i fakultetit ishte ne rreshtat e para. Po ate mbremje solli ne Qytetin Studenti nje flamur pa yll. Ishte nje flamur i cetave patriotike qe zoti e di si kishte mbijetuar. Ishte flamuri i pare qe studentet valeviten dhe i pari pa yll publikisht pas 46 vitesh komunizem.
Qe nga ajo kohe e pashe pak. Iku ne Nju Jork ku u ridiplomua dhe ku qendroi me shume se 10 vjet. E takoja here here atje. E donte shume Shqiperine dhe i mungonte Tirana. Kete ma thoshte gjithnje. Ne 2002 erdhi te percillte per ne banesen e fundit babain qe nderroi jete. Nje inteletual qe ende sot te gjithe e kujtojne me nderim.
– Me tha nuk do kthehem me. Nuk jetoj dot ne Nju Jork, e dua shume Tiranen.
Filloi pune ne stafin e Presidentit Moisiu. Qe nga ajo kohe e kam pare shume rralle. Zakonisht ne evente ku ishte prezent. Punoi pa ndalim per Presidentin Moisiu, Topi, Nishani, Meta. Ka 20 vjet ne ate detyre. Nje zyrtar perfekt, nga ata qe kaq shume i mungojne ketij vendi. Nje njeri qe dinte si sahat cdo sekonde te punes se tij. Nje zyrtar qe do ta kishte zili kushdo.
Sot mora vesh qe e kane hequr. Pyeta dhe me thasne qe nuk ka njesuar diplomen qe ka marre ne Nju Jork me ate ne Shqiperi. Dhe me sa duket diploma amerikane nuk qenka e vlefshme sa ajo e Tiranes. Po a eshte diploma kaq e rendesishme per nje njeri qe ka 20 vjet qe eshte ikone e atij institucioni. Nuk e di! Di vetem qe Edvin Shvarc nuk do jete me aty dhe shpresoj qe sdo kthehet me mbrapsht. Ne Nju Jork. Sepse ne pune apo i larguar, ate do ta marre gjithnje malli shume per Tiranen. E do shume Shqiperine.