Berisha: Tirana në dhjetëshen e qyteteve me sistemin shëndetësor më të rrënuar

Ju folët me shumë të drejtë për ‘rikthimin e trurit’. Në vitin 2005, kishte vetëm 1% të administratës shtetërore të shkolluar jashtë vendit. Me ‘rikthimin e trurit’ u arrit në 20%. Tani aplikohet ‘largimi i trurit’. Gjendja është katastrofale.

Tirana u vlerësua në vendin e 243, në 10-shen me sistemin shëndetësor më të rrënuar. Tirana u klasifikua para 1 jave me sistemin shëndetësor më të rrënuar. Ne që jemi mjek na duket pak si habi, por kështu është. Pikërisht për shkak të këtyre qëndrimeve, u renditëm në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë nga Covid, në botë. Sepse ne do të nxirrnim tanket në rrugë, do të bënim propagandë anti-maskë, sepse do ti bënim të gjitha se si të vidhnim më shumë nga qeveritarët.

Sot mjeku në Shqipëria paguhet 50% ose më shumë, më pak se në Kosovë. Në Kosovë mjekët marrin 1300 euro dhe kjo është rroga më e ulët në rajon, përveç nesh. Nuk është e paqëllimshme kjo.

Në vitin 2005-2013 ne e kemi rritur borxhin nga 58.2 në 62.6, pra e kemi rritur borxhin me 4.4 %. Por ama mbidyfishuam rrogat, pensionet dhe arritëm me një përpjekje të jashtëzakoshme që të dilnim në krye për rrogat në rajon. Lamë pas Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Malin e Zi, Maqedoninë. Kosovën, po e po.

Sot ne jemi të fundit, jemi 30% poshtë Kosovës. Nuk është e paqëllimshme kjo, sepse njeriu që qeveris e ka të qartë që investimi kryesor që duhet të bëjë është ai në resurset njerëzore. Kurse ai i lë të ikin dhe të gjitha plaçkiten, grabiten me mekanizmat që thamë, sepse borxhi është rritur me 107 %.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply