Berisha: Do ta anulojmë hartën e re gjyqësore, është anti ligjore

Hartën e re gjyqësore ne do ta anulojmë menjëherë sapo të vijmë në pushtet. Kjo hartë është antiligjore, është në kundërshtim me ligjin që përcakton se gjykata duhet të jetë në distancën më të afërt të mundshme për qytetarët. Ky i vendos drynin gjykatave, në mënyrë që qytetarët të kenë sa më pak mundësi të ju drejtohen gjykatave. Ua këta zotëritë atyre që vijnë, ua paguan paratë George Soros, shqiptarëve? Asnjë qindarkë.

Funksionimi i shtetit ligjor do të jetë themeli i programit tonë të ardhshëm qeverisës

Shqetësimet, mendimet do të jenë pjesë integrale e programit të ardhshëm. Nga do ta fillojmë? E ke pyetjen më të drejtë. Ligji, ligji dhe vetëm ligji.
Do e fillojmë me funksionimin e shtetit ligjor. Ligji është bërë në radhë të parë që të funksionojë tregu. Njeri e bëri ligjin në mënyrë që të garantonte funksionimin e tregut. Për të garantuar liritë dhe të drejtat e tij.
Ne do e fillojmë nga ligji. Kemi program ekonomik që do ta rishqyrtojmë dhe do të marrim specialistët më të mirë shqiptar, këtu dhe në botë. Do të krijojmë një ekip ekonomik që do të japë përgjigjet më të shkëlqyera problemeve të mëdha të krijuara deri më sot në fushën e ekonomisë.
Por vendosja e ligjit, lufta me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit, duhet të jenë dy motivet tona kryesore mbi të cilat unë kam besimin më të madh se Shqipëria do të shërohet nga këto plagë të rënda që ka sot.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.