Mega-afera 760 milion euro për dy impiante energjie nga Bangladeshi për 2 vite

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se është bërë një shpërdorim i tmerrshëm në fushën e energjisë. Kreu i PD tha se nga Bangladeshi po vijnë impiante për prodhimin e energjisë,.

“Sot dua të sjell në vëmendjen e mediave dhe publikut, antiekonomik të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiante për prodhimin e energjisë, impiante nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë në Portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 mln euro është e llogaritur nga specialistë më të mirë kostoja për dy vite që do të punojnë këto impiante përfshirë këtu qeranë dhe naftën që do të shpenzojnë. Ekspertët kanë detajuar koston e këtyre impiantëve. Që për prodhimin e një megavati këto impiante harxhojnë 22 litra naftë. Impiant prodhojnë 110 mega wat në 24 orë. 949 672 euro harxhojnë në ditë impiantet, por kjo është vetë nafta,. Përveç kosto së naftë qeraja është 91 117 euro. Ndërsa 149799 euro është në total,.”, tha ai.

Më poshtë keni të detajuar nga ekspertët koston e tyre.
Kostoja ditore e tyre është kjo:
Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta.
Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat.
Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro.
Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e drejtuesit të Ambasadës së SHBA: Njerëzit duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit

Zëri i Amerikës:  Zoti Wisner, drejtësia duket se mbetet një prioritet për diplomacinë amerikane në …

Leave a Reply