Pamje nga mali i fakteve

Nga Luçiano BOÇI

Mali që shihni në foto është mali i plehrave në inceneratorin e Elbasanit.

Megjithëse vendi është dampa (gropë e ndërtuar qëllimisht) e ish-Kombinatit Energjetik, nga gropë plehrash tani e kemi mal plehrash.

E mali plehrave (që s’duhesh të ishte aty) ka marrë dhenë e nuk ndalet.

Lart mungon vetëm Ramë-Gjeli.

Nuk është thjesht mal plehrash!

Është mali i fakteve të korrupsionit të Ramës me inceneratorët.

Mali dëshmon së inceneratori i Elbasanit ka që në dhjetor 2021 që është i fikur.

E bashkë me veten, është duke i fikur derën dhe Bashkisë Elbasan.

Mali dëshmon që Landfilli është tërësisht jashtë çdo standarti, sepse një mal i tillë i çrregullt ekziston vetëm në një vend të thjeshtë grumbullimi plehrash.

Mali tregon se, megjithëse janë zbrazur nga xhepat e shqiptarëve 22 milion euro (me TVSH rreth 27 milion euro), paratë kanë përfunduar në xhepa pushtetarësh e oligarkësh.

Mali i korrupsionit të plehrave, dëshmon që Rama dhe banda e tij, në vend të prodhonin energji, prodhojnë grabitje, ndotje dhe helme.

Mali tregon se Rama, jo vetëm që nuk ndërtoi ato serat e famshme hidroponike, por dhe po shuan florën dhe faunën pranë lumit Shkumbin.

Paradoksi është më i madh se mali i korrupsionit të plehrave!

Ky mal plehrash bashkë me inceneratorin, janë në sekuestro nga SPAK që prej dhjetorit 2021.

Por SPAK nuk e sheh malin para syve sepse është i zënë duke kërkuar “gjilpërën nën mal (kashtë)”.

Mali ulëret për korrupsionin e Ramës&kompani, por SPAK nuk dëgjon se është i shurdhuar vetëm nga zhurma-tingujt e lakuriqit të qeverisë.

Malin e korrupsionit të plehrave do ta sheshojnë qytetarët me revoltën e tyre!

#Shqipërianërrezik

About Redaksia

Check Also

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar …

Leave a Reply