Eksperti: Anijet nga Bangladeshi nuk i përdor Europa! Jo vetëm ndotje, por edhe abuzim

Eksperti i çështjeve të energjisë Eduard Elezi komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv denoncimin e Sali Berishës për dy anije që po vijnë nga Bangladeshi për prodhim energjie duke denoncuar Ramën se do shkatërrojë Vlorën. Elezi tha se anijet nuk janë termocentrale, por janë motorë-gjeneratorë që nuk përdoren në asnjë vend të Europës.

“Këto llojë anijesh përdoren në vende të botës së tretë, Bangladesh, Etiopia, Somalia, në nivele të tilla. Këto anije pavarësisht se janë kontraktuar Koorporata Elektroenergjitike, kanë një qira për 2 vite, 70 mln euro.

Plus kësaj, anijet kanë prodhimin me naftë të rëndë, në total kosto KESH-it i kushton  mbi 770 milionë euro. Anijet nuk janë efikase për prodhim energjie. Nafta që përdorin, për hir të së vërtetës është e rëndë dhe ka përqindje të lartë të squfurit, nafta D2 nuk e lejon legjislacioni që të ketë treg të tillë në vend.”-tha Elezi.

Më tej Eduard Elezi tha se duhet të ketë ndërhyrje ligjore pasi nuk mund të tregtohet nafta D2 për furnizimin e këtyre anijeve. Elezi u shpreh se në sektorin e energjisë në Shqipëri është vjedhur, dhe jo vetëm keqmenaxhim nga qeveria.

“Duhet sasi shumë e madhe. Kontrata për dy vite. Sektori i energjisë elektrike është keqqmenaxhuar, është vjedhur në këtë sektor. Në periudhën prill-maj kuotat e kaskandës së Drinit ishin në kuotat maksimale. U harxhuan mbi 360 mln euro vetëm importe në mënyrë abuzive, importi jo afatgjatë.”-tha Elezi.

Eksperti i çështjeve të energjisë tha se qeveria ka abuzuar me fondet publike ndërsa për anijet që thuhet se do vijnë nga Bangladeshi, Elezi deklaroi se ministrja nuk e di çfarë bëhet me këto anije.

“Fondet e KESH keqmenaxhohen. Nëse do kishte ide për central 100 mega, do bënte difektin në TEC-in e Vlorës. TEC-i i Vlorës ka atë që kthehet me gaz dhe mund të shtriheshin tubacionet e TAP-it. Do kishte kosto më të lirë se anijet. TEC-i ka efikasitet në ngrohjen e zonave, Vlora apo Fieri, kurse anijet janë motor-gjeneratorë që ndotin ambientin e zonës ku instalohen. Marrëveshja e KESH-it me këto anije do jetë pengesë e madhe për turizmin për ndotjen që shkaktojnë këto anije”, tha Elezi.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply