Gjendja Civile i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në shkresën zyrtare, Gjendja Civile bën me dije se Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ka ndryshuar asnjëherë identitetin.
“Në përgjigje të shkresës suaj me nr.7052 prot. (S.K), datë 08.08.2020, drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për sa parashtroni për nevoja hetimi të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022, pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civili: rezulton të jetë i regjistruar shtetasi sipas të dhënave të paraqitura me (emër, mbiemër, Ilir Metaj, emri i babait Rexhep, emri i nënës Fiqirete, lindur në Çepan, Skrapar, më datë 24.03.1969, me gjnedje civile ‘i martuar’, me numër personal G90324055M, me adresë vendbanimi: rruga ‘Vaso Pasha’, ndërtsa 1817; Siç konstatojmë nga verifikimet, shtetasi në fjalë nuk ka ndryshime në përbërësit e gjendjes civile. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në shkresë.
Kërkesa e SPAK u bë më 8 gusht ndërsa ka të bëjë me hetimet e prokurorisë ndaj Metës për lobim në SHBA pas një padie nga ish-deputeti Halit Valteri.
Më herët Meta e quajti kreun e SPAK-ut Arben Kraja spurdhjkakun e Partisë Socialiste që ka vendosur t’i shërbejë deri në fund mafias së inceneratorëve.
Në debatin në fjalë u përfshi edhe ambasadorja amerikane Kim, e cila tha se koha kur prokurorisë i bëjet presion dhe kjo shihet si diçka normale i ka ardhur fundi. Ajo theksoi se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur e po jep rezultat.
Ambasadores Kim iu përgjigj Sekretari i Partisë së Lirisë, Blushi, i cili tha se forca politike në fjalë e mbështet plotësisht prokurorinë në sulmet që kryeministri Rama i ka bërë dhe i bën asaj.