Inceneratorët/ PD: 430 milion euro janë marrë nga paratë e taksapaguesve, a ekziston SPAK-u?

· PD me pyetje të përditshme për inceneratorët: 430 milion euro janë marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për vepra publike që nuk ekzistojnë, pyetja që duhet bërë është: A ekziston SPAK-u?

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi

Prej një muaji tashmë, i drejtohemi SPAK-ut me pesë pyetje çdo ditë, lidhur me mega-aferën e inceneratorëve.

E kemi provuar se inceneratorët nuk ekzistojnë, pra janë lëvruar paratë për ta, por djegësit nuk janë ndërtuar. Përderisa një pasuri publike prej 430 milion eurosh është marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për vepra publike që nuk ekzistojnë, pyetja që duhet bërë është: A ekziston SPAK-u?

A mos është një iluzion ngritja e Prokurorisë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit kur krimi dhe korrupsioni nuk janë më ‘specialë’, por janë bërë si buka e uji? Nuk do bëjmë këtë pyetje sot, sepse mos përgjigjet apo mos reagimi e sigurojnë përgjigjen dhe realitetin.

Sot po i rikujtojmë publikut dhe atyre që kanë tagrin të hetojnë një ngjarje të rëndë dhe disa pyetje të thjeshta:

1. A ka pasur garë, siç kërkon ligji për inceneratorin e Elbasanit qe kushtoi 23 milion euro?

2. A mund te ketë gare kur nuk ka pasur te publikuar asnjë kriter vlerësues? Asnje kohe per ankesa dhe asnjë specifikim teknik???

3. A janë kryer vërtet 9 procedura brenda ditës? A është ligjore kjo?

4. A është hartuar kontrata brenda dites nga Drejtoria Juridike e Kryeministrisë?

5. A është nen hetim Drejtori Juridik dhe, a i është ofruar te behet bashkëpunëtor i drejtësisë, që të tregojë gjithë skemat dhe bosët e vjedhjes?

Këto pyetje për SPAK-un dëshmojnë edhe pazotësinë e tyre për të lëvizur as gishtin.

9 procedura brenda ditës; mungesa e garës për një vepër publike; hartimi i kontratës brenda ditës nga Drejtoria Juridike e Kryeministrisë; nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi se, për shkelje të tilla, me gjurmë kaq të trasha, vendimet merren shumë lart.

Është urdhri dhe bekimi i Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit që e bën SPAK-un të rrijë SUS.

Nuk goditet dora e atij që të ka dhënë një punë të mirë e të lejon të bësh ndonjë punë të keqe.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, as kur e ka emrin Edi Rama, Arben Ahmetaj apo Engjëll Agaçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të gjithë nesër në orën 11:00 tek bashkia! Beteja jonë është shpresa e shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të dalin të gjithë nesër në …

Leave a Reply