Thatësira rëndon krizat e tjera europiane

Efekteve të verës jashtëzakonisht të nxehtë e të thatë i shtohen ato të luftës në Ukrainë, duke ia amplifikuar vështirësitë vendeve europiane në sektorë kyç.

Ndryshimi klimaterik po e rëndon listën e gjatë të krizave që prekin Europën. Një tjetër valë e të nxehëtit ka prekur Francën e ishujt britanikë dhe kontinentit i duhet të përballojë një thatësirë më të rëndë, me pasoja të rënda mbi sigurinë energjitike, çmimin e produkteve ushqimore, flukseve tregëtare dhe biodiversitetin. Alarmet ndaj thatësirës i përkasin tashmë 2/3 të territorit të Bashkimit Europian. Sipas hartës së fundit të Observatorit Europian për Thatësinë, 47% e Bashkimit Europian është në nivel paralajmërues dhe 17% në atë të alarmit, më e rënda. Në anën tjetër të La Manshit qeveria britanike ka deklaruar zyrtarisht gjendjen e thatësirës në pjesën më të madhe të vendit. Në Anglinë Juglindore prej 5 muajsh në regjistrohen reshje të konsiderueshne. Nuk është ende e qartë se deri në çfarë pike thatësira është shkaktuar nga ndryshimet klimaterike. Menaxhimi i keq i ujit mund të jetë një faktor, por temepraturat më të larta e kanë një rol, për shembull duke rritur avullimin dhe duke ndryshuar ecurinë e presionit atmosferik. Shkencëtarët parashikojnë se Mesdheu dhe Europa Perëndimore do të jenë subjekte të një rreziku thatësire gjithnjë e më të madhe dora dorës që planeti ngrohet. “Është shumë e vështirë të kuptohet sesa ndryshimet klimaterike po e amplifikojnë këtë ngjarje të veçantë”, shpjegon Justin Sheffield, që jep Hidrologji në Southampton University në Mbretërinë e Bashkuar. “Por temperaturat sigurisht që e kanë një efekt”. Në të gjithë Europën një verë mbytëse – pjesë e një tendence të qartë ngrohjeje – po than lumenjtë dhe terrenet e dobësuara nga një dimër dhe një pranverë jozakonshmërisht të thata. Efektet ndjehen në sektorë të ndryshëm tashmë nën presion.

Energjia

I nxehëti intensiv dhe thatësira po e godasin egër sistemin energjitik, duke përkeqësuar një situatë që ishte tashmë preokupuese për shkak të krizës së gazit dhe të rritjes së pmimeve të energjisë. Nivelet e ulëta të lumenjve dhe liqeneve i ngadalësojnë centralet hidroelektrike. Sipas Glenn Rickson të kompanisë së konsulencës S&P Global, në tremujorin e dytë të 2022 në Europën Perëndimore prodhimi i energjisë hidroelektrike është zvogëluar me 20% respektivisht mesatares. Në Francë dhe në Spanjë në korrik basenet ujore kanë shënuar nivelet më të ulëta të 20 viteve të fundit, shton Rickson. Situata është jashtëzakonisht e vështirë në Itali, ku ENEL i është dashur të mbyllë shumë prej impianteve të tij, siç ka pranuar inxhinier Francesco Fornari. Norvegjia mund t’i kufizojë eksportet e saj të energjisë drejt vendeve të tjera europiane pasë qeveria, nën presion për shkak të çmimeve të energjisë, ka vendosur t’u japë prioritet rivendosjes së baseneve ujore respektivisht prodhimit të elektricitetit. Më pak ujë nënkupton lumenj më të ngrohtë dhe kjo kompromenton sistemet e ftohjes së centraleve bërthamore. Kompania kryesore elektrike franceze, EDF, është detyruar të reduktojë prodhimin e energjisë që derivon nga bërthamorja për shkak të rritjes së temperaturës së lumenjve. Në Zvicër një ndër tre centrale bërthamore i është dashur ta shkurtojnë prodhimin. Kufizimet e furnizimit, bashkë me kërkesën më të madhe të detyruar nga nevoja e ndezjes së kondicionerëve, kontribuojnë të rriten më tej çmimet e energjisë, që në Francë dhe në Gjermani kanë arritur rekorde të reja. “Është një krizë energjitike komplekse”, shpjegon Sheffield duke folur për kombinimin midis thatësirës, të nxehëtit dhe pasojave të luftës në Ukrainë.

Transporte

Rënia e nivelit të ujit në lumenjtë e mëdhenj europianë u krijon probleme edhe kompanive që varen nga rrjedhat e ujit për transportin dhe ftohjen. Niveli i ulët i Rinit, një arterie kryesore që lidh Zvicrën dhe zemrën industriale të Gjermanisë me Detin e Veriut, po pengon transportin e komponenteve, qymyrit dhe mallrave të tjera. “Nivelet e ulëta të ujit i reduktojnë kapacitetet e anijeve në transportimin e lëndëve të para dhe produkteve të mbaruara përgjatë lumit, duke krijuar probleme të mëtjeshme në zinxhirin shpërndarës”, lexohet në një raport të Moody’s mbi dëmet e pësuara nga kompanitë kimike të rajonit. Niveli i ujit i regjistruar në stacionin e monitorimit të Kaub, një prej pikave kritike të lundrimit të Rinit, konsiderohet i ulët kur zbret në 130 centimetra. Ditët e kaluara nuk arrinte në 46 centimetra. Nëse do të duhej të zbriste nën 40 centimetra, kalimi do të bëhej shumë i vështirë për pjesën më të madhe të mjeteve lundruese. Efektet e një ndërprerjeje të transporteve në Rin do të binin mbi të gjithë ekonominë europiane, në një moment ku lufta në Ukrainë dhe vala e gjatë e pandemisë po e shtyjnë kontinentin në pragun e reçisionit. Kompania energjitike UNIPER ka njoftuar prodhimin e dy impianteve me qymyr – që sipas planeve të qeverisë gjermane do të duhet të kontribuojë në shmangien e një krize të mundshme energjitike në dimër – do të kushtëzohet nga problemet e furnizimeve. Gjiganti kimik BASF ka njoftuar se një shkurtim i prodhimeve nuk mund të përjashtohet. Kostot e transportit po shkojnë në qiell. Në Zvicër, ku pjesa më e madhe e naftës vjen nëpërmjet Rinit, kostoja e karburantit është rritur.

Biodiversiteti

Ngrohja e ujit mund të jetë vdekjeprurëse edhe për peshqit. Në korrik qindra peshq kanë ngordhur në liqenin Zicksee të Austrisë, i tharë nga i nxehëti. Episode të ngjashme kanë ndodhur në Spanjë, Francë dhe Gjermani. Edhe në tokën e thatë, fauna europiane është në vështirësi. Shoqatat mjedisore franceze kanë lëshuar alarmin mbi paosjat e të nxehëtit për zogjtë, ndërsa një organizatë bavareze ka paralajmëruar se iriqët  rrezikojnë të ngordhin nga uria pasi vemjet me të cilat ushqehen rrëmojnë gjithnjë e më në thellësi në kërkim të lagështisë. Shumë specie nuk arrijnë t’u përshtaten “ngjarjeve ekstreme si ato të cilat po asistojmë”, shpjegon Sergiy Moroz i European Environmental Bureau. Zjarret në zhvillim në kontinent, që përhapen gjithnjë e më lehtë në kushte nxhetësie dhe thatësire, po zhdukin pjesë të mëdha pyjesh, duke shkatërruar habitatet e faunës së egër dhe duke lëshuar sasira të mëdha anhidridi karbonik në atmosferë. Sipas ojq spanjolle Seo Birdlife zjarret e parkut kombëtar të Doñana mund të godasin deri në 77 specie në rrezik. Në total, në 7 muajt e parë të 2022 Spanja ka humbur një zonë ekuivalente me dyfishin e territorit të Singaporit, ndërsa Franca ka regjistruar humbjen e të paktën 50000 hektarëve. Efektet e të nxehëtit, të thatësirës dhe të zjarreve mbi biodiversitetin arrijnë në një moment ku shkencëtarët paralajmërojnë rënia e specieve po procedon me një shpejtësi të paprecedent, një fenoment që mund të ketë pasoja shkatërrimtare për zinxhirin ushqimor.

Bujqësia

I nxehëti asfiksiues po djeg edhe të mbjellat në të gjithë Bashkimin Europian. Bujqit flasin për humbje të dhimbshme. Në korrik Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Europian ka paralajmëruar se i nxehëti dhe thatësira mund t’i reduktojnë të korrat, duke parashikuar në rënie midis 8% dhe 9% në prodhimin e misrit, të farave të lulediellit dhe sojës. Në Gjermani kultivuesit theksojnë së të korrat e grurit do të regjistrojnë një reduktim prej 10%. Në Francë, ekspoprtuesi i katërt botëror i këtij drithi, ministria e Bujqësisë parashikon një reduktim prej 4% të të korrave të grurit të butë dhe 14% të grurit të egër karshi 2021. Bujqit belgë i referohen të korrave të patates dhe fasuleve janë “djegur nga diellit”, ndërsa eksportuesit e misrit hamullor rumunë presin një humbje deri në 35% të prodhimit për shkak të thatësirës.

Në Itali thatësira ka tharë orizoret dhe parashikohen humbje në masën 30%. Në shumë vende të Europës Jugore edhe prodhuesit e vajit të ullirit janë goditur. Industria e famshme e rrushit e kontinentit është në vështirësi: në Spanjë dhe Francë vreshtat e djegura nga dielli do të prodhojnë më pak rrush se zakonisht. Rritësit francezë i referphen veç të tjerash faktit që kullotat e nevojshme për ushqimin e kafshëve po thahen, duke kompromentuar prodhimin e qumështit, gjalpit dhe kremit, siç referohet nga CNIEL, organizatë kombëtare e sektorit qumësht – djathëra. Në Hungarinë Lindore prodhimi i mjaltit është në krizë. Dëmet ndaj bujqësisë europiane përkojnë me një periudhë në të cilën furnizimi ushqimor botëror është në krizë dhe çmimet janë në rritje të fortë. Ministri spanjoll i Bujqësisë Luis Planas ka dkelaruar se kostoja e vajit vegjetal, tashmë në ngritje për shkak të luftës në Ukrainë dhe e efekteve të sa ndaj kultivimeve të lulediellit, do të mbesë e lartë në rast se të korrat e ullinjve në Spanjë do të jenë më të ulta se pritshmëritë.

Politika

Efektet e të nxehëtit mbi transporte, energjinë dhe bujqësinë po i bëjnë të ngrihen faturat dhe çmimet e produkteve bazë, duke kontribuar në rritjen e inflacionit dhe duke kërcënuar pakënaqësinë e qytetarëve në pritje të zgjedhjeve të rëndësishme në program në vjeshtë. Gjatë verës është asistuar tashmë në një valë grevash të detyruara nga rritja e çmimeve. Në Spanjë organizata e bujqëve ASAJA ka njoftuar manifestime proteste për shtator, duke nënvizuar se inflacioni dhe rënia e prodhimit e shkaktuar nga thatësira po krijojnë një situatë të padurueshme për kultivuesit. Në Francë një sondazh i fundit tregon se rreth 80% e popullsisë është e preokupuar nga i nxehëti dhe nga thatësira dhe 70% (përfshi gjysmën e mbështetësve të presidentit Emmanuel Macron) mendon se qeveria nuk po bën sa duhet për ta përballuar krizën klimaterike. Ekzekutivi ka deklaruar se thatësira në zhvillim është më e keqja e parë ndonjëherë në vend. Në pika të ndryshme rrjedhja e Luarës është reduktuar në një përrua, ndërsa 93 rajone franceze kanë vendosur kufizime në përdorimin e ujit dhe më shumë se 100 qendra të banuara nuk kanë akses në ujin e pijshëm. Në javët e ardhshme shirat mund të sjellin paksa lehtësi, por pas shumë muajsh (dhe në disa raste vitesh) pa reshje thatësira është tashmë një fenomen i rrënjosur. “Mendoni se kjo klimë do të zgjasë edhe për disa javë”, shpjegon Sheffield. “Situata mund të përmirësohet pak, por do të duhet shumë shi për ta rimarrë vërtet veten”.

(Zia Weise e Antonia Zimmermann për Politico, Belgjikë)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Zoti e shpëtoftë stërlinën

Anglia si Greqia dhe Italia e 10 viteve më parë? Nuk është më fantaekonomi. Ja …

Leave a Reply

Your email address will not be published.