Borrell: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për dokumentet

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi më 27 gusht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy vendeve.

“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

About Redaksia

Check Also

Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me …

Leave a Reply