Edvin Shvarc nuk duhej pushuar kurrë nga puna!

Nga Ndriçim KULLA

Në një kohë kur adminstata jonë e shkatërruar duhej të ishte në kërkim urgjent të të   gjetjessë një ruge për organizimin e ri duke konsideruar në k՞të process shëmbullin   frymëzues për tu trasformuar dhe ringritur, kreu i ri i shtetit gjeneral Bajram Bega po na sjell një shëmbull   paradoksal ,që nuk do ta besonin normalisht shumica e njerëzve të këtij vëndi.

Me një nga dekretet e para të fillimit të punës së tij ai firmos shkarkimin e Edvin Shvarcit Drejtor i Komunikikimit në instucionin e presidencës me një stazh pune gati 20 vjeçare në atë instucion. E pa  imagjinueshme për të gjithë ata që e kanë njohur sadopak Edvin Shvarcin ,zyrtarin e talentuar me orgjinë hebreje ,që ai të largohej jo me vullnetin e tij nga presidenca shqiptare.

E kam njohur si njeri mëndje ndritur,kam bashkëpunuar me të si një përkthyes sqimëtar që është,  duke përkthyer dhe sjell në shqip me zell disa autor  të nivelit botëror, ( që për hirë të së vërtetës duhet thënë se ka ringjallur traditën e babait të tij Robertit),të përkthyera e të stolisura në shqip me merakun e tij të veçant.Kam patur fatin e mirë të punoj me të edhe disa vite në instucionin e presidencës dhe nuk e teproj të them se Edvin Shvarci me punën,talentin,gjallërin,racionalitetin ishte kthyer në një etalon për të gjitha këto cilësi që i kanë munguar dhe vazhdojnë ti mungojnë njerëzve të  rekrutuar  në administratës sonë shtetërore.

Në perceptimin tim ai kishte krijuar stadartin e lartë dhe ndoshta të pa arritshëm për tiu shërbyer instucioneve shtetërore,presidentit dhe kombit të tij sa që shumë njerëz ndjenim jo vetëm një kërshëri ,por edhe një zili për statusin e profilit të tij të veçant që kishte krijuar.Në çdo marrdhënie ndërinstucionale me njerëzit sidomos me të huajt ai ishte njeriu më i integruar ,sigurisht falë aftësive dhe vlerave të tij të pa arritshme.

I disiplinua,ushtar i zyrës së komunikimit,i zhdërvjellt ,i pa përtuar,njerëzor, njeri i natës dhe i ditës,punë mbaruar në kohën e duhur, i saktë, mjaft i ekulibruar ,përkthyes dhe prezantues që do ta kërkonte me ëndje çdo  instucion ndërkombëtar ai zgjodhi të ti shërbej vëndit, siç i kishte shërbyer edhe babai i tij.Në dijeninë time, nuk kishte guxuar dhe as që i kishte shkuar ndërmënd asnjë prej pesë presidentëve që kishin qënë eprorët e tij për ta pushuar nga puna.

Kisha informacion se kishte mbaruar një shkollë të lartë në Universitetin e Tiranës një kualifikim në New York SH.B.A disa çertifikata sigurie, por duke parë nivelin e lartë të punës që ai bënte ,madje duke tejkaluar edhe detyrën e kisha pare të tepërt ta pyesja ndonjëherë për hollësitë e diplomimit, ose për detaje burokratike që nuk kishin asnjë vlerë, sepse ai kishte përpara punën e tij të shkëlqyer.

Në mënyrë të beftë,të pa arsyeshme dhe me njjë alibi mosbesuese nga shumica e opinionit publik ,presideti i ri i sapo zgjedhur gjeneral Bajram Begaj e largon nga puna.Pse e largoi  Bajram Bega   nga presidenca Edvin Shvarsin ppër të cilin ska burrë nëne që thotë se zinte vëndin e dikujt, kur e kundërta, vëndin e Shvarcit nuk e teproj të them se është vështirë që ta zërë realisht ndokush ?

Pyes veten  i shqetsuar se cfarë po ndodh kështu në këtë vënd në një koh që po ndjej se shumë gjëra po ecin për së prapthi ?!

President Bajram Begaj u vuri ruspën,dhe me mospërfillje i shtypi me pushtetin e sapo marrë këto cilësi që mbart një nënpunës civil dhe qytetar i mire.

Të jetë një mëndjelehtësi e pa konsultuar e presidentit kjo , për ta zëvëndësuar le të themi me një patronazhist në shërbim  të partisë për nderin e madh të emërimit në këtë  post! Ta ketë “pickuar” ndonjeri për ta kujtuar se e verbonte puna e tij ? Të jetë një përpjekje për të dhënë një mesazh se presidenca tashmë do funksionoj ndryshe , ndërkohë që  po jep një mesazh të fortë krejtësisht të gabuar ? Të jetë një veprim për tu vëndësuar  në shërbimin e një qoke me  mikun e tij apo të dikujt ?

Në dijeni time sipas nomeklaturës së  stafit  Shvarci nuk ishte pjesë e kabinetit, por nënpunës i  lart civil i administratës së këtij instucioni .

Natyrishtë, se është në të drejtën dhe kompetencat e cdo titullari që të përzgjedhë në kabinetin e tij njerëz të pëlqyshëm prej tij ,por të mos harrojmë se edhe kjo është e gjykueshme prej opinionit publik.Askush nuk mund të sillet me veprimet tij si njeri me të drejta të pa kufizuara.

Presidenti i ri i sapo promovuar në detyrë me  nënshkrimin e dekretit të shkarkimit të njërit prej punonjësve më shembullore  jo vetëm në presidenc por në të gjithë administratën shtetërore që e pakta duhej ta falenderonte dhe jo ta pushonte Edvinin, tregoi një mungesë të theksuar serioziteti dhe përgjegjësie në veprimet publike që po kryen ,sidomos në respekt të   njerëzve me profil të veçant..

A mund të jetë kjo diçka e rastësishme si rezultat i mungesës së eksperiencës apo është shënja e një pozicionimi politik  të presidentit, që tregon se ai e ka zgjedhur palën me kë do jetë në në ardhmen ?

Ky  është një supozim që unë natyrshëm kam të drejt ta bëj, sepse ma jep fakti këtë të drejt dhe mbi këtë supozim të arsyeshëm vetëm koha do vërë vulën e së vërtetës.
Sidoqoftë Edvin Shvarc nuk duhej pushuar kurrë nga puna.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply