Anija-gjenerator që do na kushtojë 766 milionë euro në 2 vjet e do mbysë Vlorën me squfur

Për më shumë se 20 vite kishte prodhuar energji në provincën e Khulnas, në Bangladesh dhe tani pritet që të vijë në Shqipëri që të prodhojë energji, pasi është marrë me një qira të shtrenjtë nga qeveria e Edi Ramës.

Bëhet fjalë për një anije-gjenerator me fuqi 110 megavat.

Por si erdhi në Shqipëri. Duket se anija-gjenerator që përdor naftën D2, e cila ka rreth 50% të saj squfur, kushtonte shumë që të çmontohej. Anija-gjenerator që nuk ishte në punë që prej vitit 2018, pasi nuk ishte arritur një marrëveshje me qeverinë e Bangladeshit, do ti shitej kompanisë amerikane ‘Excelerate Global Operations LLC’, e cila siç duket e kishte gjetur tregun që më parë.

Kompania amerikane do ta sjellë në Shqipëri këtë anije-gjenerator për të prodhuar energji. Marrëveshja mes firmës amerikane dhe qeverisë Rama është për dy vite. Anija e blerë për  15 milionë euro, i është dhënë qeverisë Rama me një qira ditore prej 91.117 euro. Sipas një llogarie të thjeshtë, kompania amerikane do ti nxjerrë shpenzimet e saj brenda 165 ditëve që do të mbërrijë në Shqipëri. Çdo lek i dhënë pas këtyre ditëve, do të jetë një fitim i pastër për Excelerate Global Operations LLC’.

Kjo sepse, qeveria shqiptare do ta furnizojë anijen me naftën D2, e cila është e ndaluar të përdoret në Europë, por edhe në Shqipëri. Nafta D2, është e pasur me squfur, rreth 50% e përbërjes së saj është ndotësi i madh.

Anija do të vendoset në Vlorën turistike, që brenda pak ditësh do të kthehet në qytetin më të ndotur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë Europën.

Anija-gjenerator i ka kompanisë në Bangladesh, miliona euro çdo vit vetëm për mirëmbajtje, ndërsa me kalimin e kohës mosha e saj është rritur dhe rinovimet janë bërë më të vështira.

Kjo anije-gjenerator ishte e përjashtuar nga taksat në Bangladesh dhe besohet se edhe në Shqipëri të ndodhë njësoj.

Blerësi amerikan, po e sjell anijen-gjenerator në Shqipëri, për të sjellë disa zgjidhje afatshkurtra për mungesat e energjisë.

Inxhinierët që kanë punuar në Bangladesh po vijnë në Shqipëri së bashku me anijen-gjenerator për të ndihmuar vendosjen e saj dhe do të trajnojnë edhe punonjësit që do ti bashkohen kësaj kompanie.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply