Berisha i bën thirrje BE të hetojë mega-aferën korruptive me Portin e Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirje Bashimit Europian që të hetojë mega-aferën mePortion e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë për portin e ri të Durrësit. Ai tha para mediave se janë planifikuar 2 mld euro për këtë projekt.

“Porti i Durrësit i cili në shekuj dhe mijëvjeçarë ka bërë Shqipërinë ose i ka dhënë asaj rolin më të rëndësishëm dhe më strategjik në rajon përcaktohet nga Komisioni i Transportit të BE-së së bashku me Portin e Tivarit si njëri nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire.

Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit, me grupe interesi dhe me asnjë tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, de fakto po shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij. Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigande në Europë. Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësoi mbi 1 mln metër katrorë truall ndërtime në 3 mld euro. Në këtë aferë me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe të rolit të saj strategjik në transportin në BE dhe NATO, Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij investim në 2 mld euro në atë që quhet marinë turistike.

Njeriu që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim ka pasur një zotim për investimin e 4 mld eurove buzë Savës në Beograd dhe ka përfunduar në një investim prej 20 mln eurosh”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

KLGJ dhe KLP nuk bëjnë emërimet sepse po presin patronazhistët! Reformën e udhëhoqën dy figurat më të korruptuara, Donald Lu dhe Vlahutin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fajlës në mbledhjen e grupit parlamentar se, KLGJ …

Leave a Reply