Objektivat dhe limitet e shtytjes turke në Ballkanin Perëndimor

Në Ballkanin Perëndimor, (ish) superfuqi të caktuara bëjnë xhiro pafund dhe pastaj kthehen. Është rasti, për shembull, i Turqisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan. Midis Ankarasë dhe kryeqyteteve ballkanike ekzistojnë lidhje me natyrë historike dhe kulturore që i takojnë dominimit otoman të gadishullit, emri turk i të cilit, sipas disa interpretimeve, do të konsolidonin lidhjen oksimorike të stereotipeve mbi rajonin: Bal kan, domethënë mjaltë dhe gjak. Megjithatë ajo turke është një influencë që i përket së kaluarës otomane më shumë për të përkëdhelur substancën e raporteve me Shqipërinë, Bosnje – Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë sesa për të rivendosur një qasje perandorake mbi rajonin. Kështu raportet strukturohen përgjatë dy vijave drejtuese. Parasëgjithash, ajo tregëtare: në 10 vitet e fundit, në virtyt të marrëveshjeve të tregëtisë së lirë, Turqia e ka intensifikuar ndjeshëm influencën e saj ekonomike mbi të gjitha vendet ballkanike. Vija drejtuese e dytë është me karakter politik dhe diplomatik: Turqia e Erdoganit provon në fakt të rigjejë një hapësirë në boshllëkun e krijuar nga aktorë të tjerë globalë, in primis Bashkimi Europian, besueshmëria e të cilit në rajon për një kohë të gjatë vihet në diskutim, por se bëhet fjalë për një raport monodireksional, në interes thuajse ekskluzivisht të Ankarasë dhe të presidentit turk. Nga ngjitja politike e tij, Erdogan kërkon që vihet në krye të komuniteteve myslimane në nivel global dhe e njëjta gjë ndodh në Bosnje dhe në rajonin serb të Sanxhakut. Por rikthime të një qasjeje të tillë janë të drejtuara për më tepër nga politika e brendshme: objektivi është ai i paraqitjes tek elektorati turk si një lider me karizëm ndërkombëtare në gjendje të ruajë interesat e vendit të tij në një zonë historike influence të tij.

Një neo – otomanizëm?

Politika turke në Ballkan ka mbetur pothuajse e pandryshuar në 30 vitet e fundit. Ajo që ka ndryshuar me ardhjen e Erdoganit është më shumë metodologjia: nëse pararendësit e tij parapëlqenin një qasje multilaterale për rajonin – që nga vitet ‘2000 ka filluar me afrimin e tij në NATO – presidenti aktual ka preferuar më shumë raportet bilaterale me vendet e veçanta. Termi neo – otomanizëm i referohet më shumë dukjes sesa përmbajtjes së raporteve në rajon dhe, siç është thënë, shërben si instrument për propagandën e brendshme më parë akoma se për komunitetet sunite lokale. Duke shikuar disa të dhëna në fakt Turqia e Erdoganit i ka intensifikuar raportet e saj tregëtare në masë më të madhe në disa prej këtyre vendeve ku e kaluara otomane lexohet si një periudhë represioni ndaj identitetit kombëtar, si Serbia. Vëllimi i eksporteve ndaj Beogradit është jo vetëm më konsistenti në rajon, por edhe ai me trendin e rritjes më të madh, sidomos nëse krahasohet me ato ndaj Bosnje – Hercegovinës apo Shqipërisë, ku popullsia me besimin islamik është mazhoritare. Pra ai i Erdoganit më shumë se mbi të ashtuquajturin neo – otomanizëm është një qasje e mbrujtur mbi pragmatizmin, nga momenti që Serbia përfaqëson një partner strategjik për të ruajtur interesat turke. Veç kësaj, Serbia është një gur themelor në gazsjellësin ruso – turk TurkStream, segmenti ballkanik i të cilit, që lidh të dy vendet anëtare të Bashkimit Europian (Bullgarisë dhe Hungarisë), është inauguruar vitin e kaluar dhe është edhe për këtë që Ankaraja në fundin e 2021 u nënkuptua indirekt si ndërmjetësues i krizës institucionale të Bosnje – Hercegovinës, ku autoritetet e entitetit me shumicë serbe prej një viti po minojnë institucionet e shtetit qëndror boshnjak. Faktikisht, për Turqinë, stabiliteti gjeopolitik i Ballkanit është parasëgjithash një garanci për ruajtjen e interesave të saj në rajon.

Pak javë përpara se të goditej nga sanksionet amerikane për kërcënimet e tij ndaj paqes dhe stabilitetit të Bosnje – Herecgovinës, anëtari serb i presidencës tripalëshe, Milorad Dodik, kishte takuar Erdoganin në Ankara. Takimi, i mbajtur në fillimet e nëntorit 2021, i kishte bërë shumë të mendonin se presidenti turk kishte ndërmjetësuar midis tri palëve. “Bsesoj se Erdogani natyrisht që është i interesuar të mbështesë dhe ndihmojë boshnjakët, por jam edhe i bindur nga kontaktet e ndryshme që kam pasur me të se nuk do të bënte asgjë lidhur me popujt e tjerë të Bosnje – Herecgovinës”, tha Dodik në vigjilje të takimit. Dhe kishte të drejtë. Megjithëse presidenti turk është shumë popullor midis myslimanëve boshnjakë – siç e demonstron takimi që mbajti në Sarajevë përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 2018 – edhe serbë e kroatë të Bosnjes mund të përfitojnë nga ndihmat për zhvillimin dhe projektet e financuara nga Ankaraja. Një prej këtyre është patjetër autostrada Beograd – Sarajevë, e quajtur nga vetë Erdogani “një projekt paqeje”. Respektivisht aktorëve të tjerë globalë aktivë në rajon, Turqi ka resurse të kufizuara, një sistem financiar të brishtë dhe një ekonomi në krizë. Edhe në iniciativat diplomatike pragmatizmi bilateral i Erdoganit synpn që të ruajë interesat e tij, nëpërmjet ruajtjes së një rendi paqeje në nivel lokal. Së fundi, meriton përmendje fakti që Turqia ka shfrëytëzuar praninë ekonomike të saj për të ruajtur qeveritë lokale me qëllim që të mbylleshin institutet e konsideruara të afërta me Fetullah Gulenin, të cilin regjimi turk e akuzon se është organizatori i grusht shtetit të tentuar të 2016, pse jo edhe duke kërkuar të ekstradojë aktivistët e dyshuar të tij.

Një konkurrencë gjeopolitike?

Partnershipi tregëtar midis Turqisë dhe Ballkanit nuk mund të krahasohet me atë të aktorëve të tjerë globalë, si Bashkimi Europian, Kina apo Rusia, por ajo që e dallon është rritja e tij. Një trend që i përbashkon të gjithë aktorët e Lindjes së Mesme që në 10 vitet e fundit kanë filluar të investojnë në Ballkan. Pra, për Ankaranë, Ballkani ka përfaqësuar edhe terrenin mbi të cilin të konfrontohet me disa rivalë të tij historikë rajonalë. Rivaliteti që i kundërvë dy blloqe të dallueshme në kuadrantitn e Lindjes së Mesme, me Arabinë Saudite (dhe Izraelin) nga njëra anë dhe Turqinë e Katarin (dhe mbështetësit e tij të tjerë të Vëllazërisë Myslimane) nga ana tjetër, reflektohet proporcionalisht edhe në rajonin ballkanik.

Objektivi final i të dyja rreshtimeve është të fitojnë mbështetjen e komuniteteve sunite lokale. Duke provuar të thjeshtojmë, mund të thuhet se për momentin Turqia është më popullore në Bosnje – Hercegovinë, ndërsa në Sanxhak, me bashkëfajësinë e liderëve politikë lokalë, sauditët kanë kapje më të madhe midis popullsisë. Diferenca është me karakter kulturor dhe është rezultati i dy interpretimeve të dallueshme të islamit: atij më të moderuar – dhe të infektuar nga kulturat perëndimore – i Turqisë, në kundërvënie me konservatorizmin wahabit të Arabisë Saudite. I pari është patjetër dominues, më afërt me traditën fetare të myslimanëve të Ballkanit, por i dyti është në rritje dhe mbështetet nga një vend ekonomikisht më i fortë. Kështu, konkurrenca në Ballkan konkretizohet parasëgjithash në sferën religjioze: financimet për të rindërtuar xhamitë e shkatërruara gjatë luftës, hapja e qendrave kulturore, instituteve fetare dhe e medreseve demonstrojnë sesi feja islamike, në disa komunitete, është një instrument efikas i soft power.

Në përmbyllje, Turqia nuk po “kthehet” në Ballkan: më thjesht, nuk është larguar kurrë. Ai i Recep Tayyip Erdogan nuk është një neo – otomanizëm, por një diplomaci pragmatiste, në gjendje që të mbështetet retorikisht mbi të kaluarën otomane, që kërkon të ruajë interesat turke jashtë vendit në një moment vështirësisë të mëdha ekonomike dhe financiare. Së fundi, Ballkani i ofron mundësinë e konkurrimit me partner rajonalë nëpërmjet një influence religjioze që të çon tek strategjia globale e Erdoganit për t’i ngritur në guidë politike dhe pikë referimi për të gjithë myslimanët sunitë.

(nga Aspen Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet …

Leave a Reply