Për disa miq demokratë që humbën udhën

Nga Jamarbër MALLTEZI

Me vjen keq që disa demokratë që u bënë deputetë kanë humbur udhën. Në publik deklarohen se ‘janë me aleatët’ paçka se kjo ishte e njëjta parrullë që thonin ‘kërpëratat’ aksidentale të parlamentit të vjetshëm. Disa lumturohen me një rrugë jashtë shtetit, apo me një takim në kryeqendrën e perandorisë, paçka se ngjashëm u tallën ata që shkonin para 60 vitesh në kryeqendrën e perandorisë së asaj kohe. Disa shiten lire e turpshëm me një pritje në ambasade apo me një foto.

Për gjynah janë ata qe shpresojnë se duke e pasur mire me te huajt ‘do vijmë ne pushtet’ apo ‘do vijojmë si deputete’. Sa për kujtese: 5 ambasadore shkuan ne 2021 për fushate ne Elbasan tek një ish-demokrate qe garonte me një parti te re e kinse ‘pa gjynahe’ por në fund nuk mori as 5% te votave qe mori Luçiano Boçi.

Disa nga ish miqtë demokrate shkuan deri aty sa i bënë Zotit shok, duke deklaruar se ‘Zotit ne qiell dhe Amerikës në toke nuk i thuhet jo’ duke mos përdorur as mendimin kritik si intelektuale, dhe duke injoruar se parimet baze kushtetuese te Amerikës janë liria e individit, pavarësia e pushteteve, pafajësia derisa nuk ke aktgjykim te vlerësuar ne një proces te rregullt, etj. Me erdhi keq se disa prej tyre e mbanin veten për besimtare.

Kane mbi 1 vit qe nuk kane prodhuar dot asnjë veprim kundra Edi Ramës, por ama kanë sharë dhe kanë aktivitet kundra-opozitar me shumë se mjero qe ndan pazaret e Ramës.

Shajnë demokratët, i quajne inferiorë, dhe deliri i madhështisë i bën të ëndërrojnë se janë udhëheqësit e mëdhenj, por ju ka rënë për hise ca njerëz që nuk marrin vesh. Këta nuk pranojnë të dëgjojnë anëtarët, por veç të urdhërojnë dhe të japin mend, se janë për të udhëhequr e jo të ndjekin militantët që u ka ikur koha. A nuk ju ka thënë kështu edhe ambasadorja X apo diplomati i shërbimeve Y?

Por rizgjimi i PD ishte moment madhor demokratik pikërisht sepse nuk ndodhi me emërime, me kulisa por me zgjimin e demokrateve qe nuk pranuan me gënjeshtrat e servirura. Mbi 60% e te mandatuarve te kuvendit firmosen kërkesën për mbledhjen e kuvendit. Plot 4935 te mandatuar erdhën ne stadium ne Kuvendin Kombëtar te PD dhe gati 4500 votuan shkarkimin e ish kryetarit dhe kryesisë se pavotuar, por te emëruar.

Vendime që u ratifikuan nga thuajse 44,000 anëtarë në referendumin e parë të PD. Disa deputete zgjodhën të injoronin anëtarësinë, të bënin sikur nuk shikonin, biles deri të talleshin me anëtarësinë si te shitur për një teke raki, etj.

Me 8 janar 2022, dhjetëra mijëra demokrate shkuam ne shtëpinë tone te demokrateve qe e kishin bllokuar me blinda ca te marre apo te korruptuar (apo te dyja bashke), por na helmuan me gaz lotsjellës shume here me keq se Edvin Rama. 27 demokrate përfunduan te helmuar ne spital, por asnjë polic. Ata ne pazare me Ramen futen policet bandite te Rames qe te dhunonin demokratet. Kurrë nuk kish ndodhur një shitje e tille.

Por ne zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit 2022, ndonëse rrëgjimi i Edvin Rames i siguroi selinë, vulën, logon, hapësire mediatike, mbështetje masive nga diplomatet, biles edhe para nga banditet e inceneratorëve (partneri i De Mare qe grabiten 15 milionë € pa tender për Porto Romanon), të gjitha këto nuk bënë dot as 30% te opozitës. Megjithe këtë rezultat dërrmues, ish-kryetari deklaroi me 7 Mars se ‘unë nuk kam humbur ndonjëherë’ duke vërtetuar zërat se ai kishte gjithnjë pazare dhe fitonte edhe kur PD humbte. Pazarxhinjtë me Ramen ndonëse te humbur dolën me tezen ‘eja shtyjmë çdo proces ne PD deri pas 2 vitesh’ pra vijojmë vegjetojmë duke ndare ndonjë plaçke me pushtetin.

Demokratet shtynë me 1 muaj kuvendin kombëtar qe te mundësonin bashkimin e te gjithëve. Pati deputete qe reflektuan dhe u bene pjese e procesit dhe u mirëpriten nga demokratet dhe u zgjodhën edhe ne kryesi te PD si psh; deputetja Ina Zhupa.

Vetëm pak muaj me vone, ne procesin gjyqësor qe një bandit i Soros-reformës ne drejtësi ka hapur kundër deputetit Salianji (qe fliste kundra Berishës ne çdo media), Berisha çoi ne gjykate figurat me te larta te PD, përfshi Nënkryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm dhe disa deputete duke i treguar se opozita tashme nuk shitet, se do jemi te gjithë bashke ne te mire e ne te keq.

Disa nga te helmuarit me gaz me 8 Janar mbetem pa tekst. Por mendimi i ftohte kritik te kujton se duhet reflektim nga te gjithë, duke respektuar mendimin ndryshe qofte kur nuk te pëlqen, dhe duke mos harruar se armik nuk kemi asnjë demokrat, por Edi Ramen qe e varfëroi vendin, vrau shpresën dhe po syrgjynos ne azil shqiptaret. (Me shume kërkesa për azil ne BE ka nga shqiptaret sesa nga ukrainas dhe siriane te marre se bashku!)

Berisha shkoi ne seli dhe ftoi ne bashkëpunim edhe te emëruarit (dhe jo te zgjedhurit) Alibeaj dhe Bardhi, por këta nuk pranuan pasi preferuan te tërhiqen nga dora, prej Taulant Balles.

Duke pare se deputete qe reflektuan disa u zgjodhën me vote ne forume drejtuese, disa janë pjese aktive e veprimtarisë se opozitës, duket qarte se ne forumet e larta te PD nuk mban njeri merakun se cilin ke mbështetur apo çfarë ke deklaruar para 6 muajsh. Prandaj këta 4-5 ish miq- për te cilët me vjen keq qe humben udhën-nuk e kane hallin me Sali Berishën e ca me pak me Oerdin apo Luçianon.

Hallin e kane me demokratët e thjeshte, që nuk i dëgjuan, i shpërfillen, i tallën e i shanë deri publikisht dhe sot e kane te vështire te kthehen tek zgjedhësit, tek demokratet qe u përballen me bandat e Edvin Rames qe këta te dilnin deputete. E kane te vështire te kërkojnë falje, te deklarohen se vendi im është aty ku janë zgjedhësit e mi e jo ku urdhëron Soros ne mënyre direkte apo përmes kukullave te tij ne disa nivele.

Por vjeshta po vjen e bashke me te edhe aktiviteti opozitar po shtohet. Demokratet do dalin përsëri dere me dere me thirrjet për proteste, e natyrisht ne mungese te reflektimit dhe përfshirjes ne proteste se deputeteve aktuale, figura te reja do te dalin dhe duhen mbështetur. Mjaft qe te jene njerëz te lire, intelektuale me mendim kritik dhe qe nuk pranojnë pazaret por betejën me te keqen qe na ka pllakosur.

About Redaksia

Check Also

Dokumentari i RAI3/ Krasta: Gjithçka thamë këto 12 vjet opozitarizëm, sot është konfirmuar!

Nga Adi KRASTA Ajo çfarë mësoi publiku italian dhe një pjesë e publikut shqiptar nga programi …

Leave a Reply