Orët vendimtare të merkatos, Ronaldo te Napoli?

Cristiano Ronaldo mund të bëjë lëvizjen e papritur pak ditë para përfundimit të afatit kalimtar të verës. Ylli portugez thuhet se është refuzuar nga gjigantët e futbollit evropian, ndërsa tash e ka gjetur një ekip të nivelit mesatar, ku do të mund të luante rregullisht dhe të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve.

37 vjeçari ka vendosur të largohet nga Manchester United pikërisht për shkak se “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ri.

E tani, sipas mediave italiane, menaxheri i pesë herë fituesit të Topit të Artë, Jorge Mendes është duke biseduar me drejtuesit e Napolit për ta transferuar klientin e tij në klubin italian.

Madje, spekulohet se Man Utd dhe Napoli mund t’i shkëmbejnë lojtarët, me talentin Victor Osimhen që mund të përfundojë në “Old Trafford” në këmbim të “CR7”.

Ronaldo e ka edhe një vit kontratë me klubin nga “Teatri i Ëndrrave”, por gjiganti britanik është pajtuar që ta lë të lirë lojtarin kurdo që ai dëshiron të largohet.

Me një transferim të mundshëm në Napoli, Ronaldo do të bëhej bashkëlojtar me futbollistin shqiptar nga Kosova, Amir Rrahmani. Këto ditë do të jenë vendimtare për të ardhmen e ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply