Dua, nuk po du mo me t’pa!

Nga Alba KEPI

Ka një teh delikat mes artit e politikës, artit e ironisë, artit e rrymave të ndryshme të tij, reales e surreales, që quhet elegancë intelektuale, e që për këtë DUA të kësaj dite (lutje e Zotit) mbrëmë u shfaq kaq trashanike, dhunuese e dështuese sa marketingu i një artisti në armët e para, që pështyn dhe veten për të tërhequr vëmendjen.
E publiku delironte nga kënaqësia!

Çdo ndodhte nëse ne mes të Berlinit të shfaqej kryqi nazist o në mes të Romës, përshëndetja romane?

Artistja do të ishte fishkëllyer, të rinjtë do të boshatisnin sheshin..

Për një Dua (lutje) besimtarë myslimanë, katolikë, ortodoks, bektashinj shqiptarë janë burgosur, vrarë e internuar.

Bashkë me ta klerikë hoxhallarë, priftërinjë, murgesha e njerëz të zotit u torturuan, u ekzekutuan e sot janë martirë e hyjnorë viktimë të një prej diktaturave më të egra në Ballkan e Europë.
Për një fjalë “Dua”, shqiptarë të lirë që shprehnin mendimin, kritikën, gjykimin e tyre u pushkatuan, mbetën pa varr, o u dërguan në gulagët mizorë të komunizmit.

“Dua liri”, “Dua jetë”, “Dua të shprehem”, “Dua të lëviz”, “Dua Beatles-at, Celentanon e Battisti”, “Dua të marr frymë”, “Dua bukë, mish, fruta,…”, “Dua dashurinë”, “Dua Kosovën”, e sa dua njerëzore u përdorën për të vrarë e zhdukur dashurine njerëzore!

Mund të jesh një artist i mirë talentuoz e karizmatik, global o lokal, mund të jesh miliarder o mik i ngushtë i pushtetit ku sjell artin, por askush nuk të ligjëron të keqpërdorësh historinë, sensibilitetin, dinjitetin, qytetin e kombin për qëllimet e politikës.

Dhushëm si drama e një gruaje të përdhunuar në dhomat e sigurimit për burrin në burg, si vrasja e fëmijës së armikut të pushtetit, si varret masive të masakrave komuniste u shfaq ylli i Duas në mes të Tiranës!

E publiku para kësaj skene delironte nga kënaqësia!
Kjo është drama brenda dramës që po jeton sot kombi!
Pa histori, pa kulturë historike, pa gjurmë historike, pa koshiencë historike, pa përgjegjësi historike rrezikojmë sot të jemi kombi antikomb!

Mikrofoni, studio, analiza, historia, intervista, gazetaria, arti i është dorëzuar cdo kujt, pa kriter, pa etikë, pa përgjegjësi, nga banali hajdut qe vjedh mendime djathtas e majtas, tek karagjozi që në facebook ka marrë kenaqësinë e frustimeve të jetës.

E duket si një aksion i pilotuar antikomb; të krijoj rrumpallën mbi rrumpallën!
Antiprofesionizmi të mund profesionin! Banaliteti të sundoj thellësinë, origjinalen, akuten, inovacionin.
Askush në atë shesh mes Tirane nuk kuptoj se c’ndodhi se delirimi i antikombit ka cuar të harrojmë ku ishim, cfarë vuajtëm e c’po vuajmë!

Cdo ndodhte nëse ne mes të Berlinit të shfaqej kryqi nazist o në mes të Romës, përshëndetja romane?
Artistja do të ishte fishkëllyer, të rinjtë do të boshatisnin sheshin duke kënduar himnin kombëtar me simbolin e demokracisë lart me shenjën e duarve!

Ky nuk është art, as ironi, as video komike e datuar, është me fjalë të thjeshta e të vërteta; Një simbol antikombëtar i dënuar nga Kushtetuta!

Përgjegjësitë janë të dokumentuara e Institutet shqiptare që mbrojnë e kujdesen për viktimat e simbologjisë së këtij sistemi anti jetë, kanë të drejtën për të paditur dhunimin e fyerjen ndaj tyre!
E atyre që sot nxjerrin videot e datuara për ta justifikuar i pyes; Pse nuk përdorët pas komicitetit të saj, dhe fotografinë e asaj foshnje në djep pushkatuar në emër të këtij ylli?

Dua për këtë Dua të kësaj dite, mund të kesh miliarda dollarë e miliona fansat, por fjalën e bukur shqipe Dua ja ke shkelur kuptimin!

Dua nuk po du mo me t’pa!

About Redaksia

Check Also

Kush urren, kë dhe pse?!

Enver Bytyçi Ka plas nje sherr, sipas të cilit presidentja Osmani e “urren” kryeministrin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.