Rritja e çmimit të naftës, Meta zbulon aksionin opozitar…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se, aksioni opozitar pas rritjes së çmimit të naftës nuk do të ndalet. Në një konferencë me gazetarët, ai tha se, qytetarët po vuajnë nga Bordi i Transparencës që përbëhet nga një grusht njerëzish që kanë bërë ortakëri me kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi se çmimet e produkteve të tjera janë rritur gjithashtu. Sipas Metës, aksioni opozitar do të mbështetet edhe në depozitime në Kuvend.

Pyetje: Vazhdimisht keni denoncuar çmimin e karburanteve, ndërkohë që çmimi nuk është ulur asnjëherë nga Bordi i Transparencës, por vetëm është rritur. Cili është aksioni opzoitar për këtë gjë?

Petri Vasili: Doja t’ju përgjigjesha unë, që në mars kemi depozituar propzoimin, por përballë kemi pasur një bord hajdutësh të organizuar. Jo më larg se dje kam bërë publik përbërjen e bordit, është një vjedhje e organizuar dhe rruga për ta zgjidhur janë vetëm dy, shkrirja e bordit dhe ulja e taksës së qarkullimit. Pasqyra e krahasimi me Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut i nxjerr më të zonj seç janë.

Ilir Meta: Përveç propozimit që duhet të ishte marrë në konsideratë me kohë, PL do të paraqesë dhe projektlidhin për indeksimin e pagës. Njerëzit po vuajnë nga një sjellje e kryeministrit në largim e një grushti njerëzish. I dimë çmimet, gjithçka është dyfishuar e trefishuar. E dimë që vaji është rritur gati 100%, veza gjithashtu është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme e shumë e shumë produkte të tjera që nuk kanë lidhje me inflacionin që deklarohet zyrtarisht.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.