Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për shtyp se, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë euro. Sipas Berishës, dëmi është i pallogaritshëm sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjobiten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.

“Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv, antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë euro.

Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike.

Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh. Dëmi është i pallogaritshëm sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjobiten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply