200 mijë lek pension nuk del për asgjë, ndihmat u ndahen vetëm simpatizantëve të PS

Mihane Perhati

Bashkë me bashkëshortin tim, jemi pensionistë dhe kemi bërë mbi 40 vite punë në shtet. Marrim pensione qesharake. Njëri nga pensionet na ikën për shpenzime, ilaçe, ujë, drita etj. Pensioni tjetër, 200 mijë lekë na ngel për shpenzime, jo vetëm për ushqimin dhe bukën, por edhe detergjentë apo të tjera shpenzime.

Ne nuk kemi asnjë që na ndihmon nga jashtë, për punë nuk na merr njeri sepse ne jemi 68-70 vjeç dhe nuk të merr njeri në punë. Kemi fqinjët që janë të punësuar në shtet, në shtetin e Ramës dhe Veliajt. U qojnë ndihmat në derë, të gjithë socialistëve. Ndihma që vijnë për qytetarët, shoqatat, ndahen vetëm për simpatizantët e PS.

Më hoqën nga puna se isha e djathtë, 8 muaj kam punuar në shkollën ’17 Shkurti’ pa pagesë. Më vinin njerëz, ik nga puna se kemi bërë fushatë dhe do të zëvendësojmë. 8 muaj kam punuar pa lekë, bashkë me shoqen time. Puno dhe mos paguaj, deri sa ministria e Arsimit, na mori dhe na filloi pagesa. Kur këta erdhën në pushtet, me hoqën nga puna burrin, një saldator me patentë e hoqën nga puna.

About Redaksia

Check Also

“Associated Press”: Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare, kërkon qeveri teknike

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e …

Leave a Reply