Kryetari i SME: Qindra e mijëra biznese janë gjobitur se nuk ishin dakord me qeverinë

Bujar Muço, kryetar i SME 

Kanë qenë 180 mijë biznese që kanë operuar deri në vitin 2013. Sot operojnë 108 mijë biznese. Ku shkuan këta biznese. Këta kanë falimentuar nga dashakeqësia e qeverisjes për të falimentuar këto biznese dhe kanë qenë tendencioz.

Qindra e mijëra biznese janë gjobitur se nuk i kanë ardhur mbas avazit qeverisë. Sot qeveria qeveris me oligarkë. Nuk kam gjë me biznesin e madh, sepse ne jemi partnerë. Por çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Janë 5-6 apo 10 oligarkë që qeveria i ka favorizuar për të na marrë të gjitha shërbimet dhe na kanë nxjerrë në rrugë të madhe.

Shumica e këtyre shqiptarëve që janë larguar janë biznese të vogla dhe të mesme. 100 e ca mijë biznese të falimentuara me nga 2 apo 3 të punësuar, janë larguar mbi 400 mijë njerëz që operonin në biznesin e vogël.

About Redaksia

Check Also

Rama për njeriun e “Sinaloas” të sanksionuar nga SHBA/ “Po kryqëzoni një familje vetëm për një copë letër…”

Vazhdon të bëjë shumë bujë sanksionimi nga SHBA i Luftar Hysës, njeriut të Edi Ramës …

Leave a Reply