Berisha: Rama i vërsulet SPAK sepse Olsi Rama është i lidhur me skemat e Call Center-ave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të vëllait të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij Olsi Rama është i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave. Berisha tha se, Edi Rama i vërsulet me tërbim SPAK pas ii vëllai është në hetim ndërkombëtar.

“I vërsulet me tërbim ndaj SPAK, e dini pse. Sepse është Olsi Rama i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave. Është hetim ndërkombëtar ai.

Dhe tani duhet të shkatërrojmë, për mua ta shkatërrojnë sepse që në fillim është ndërtuar si njësi e partisë, por beteja që i bëhet, sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet te Olsi Rama, bashkë me këtë Strakoshën pasi ka dhe të tjerë në këtë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme.

Shteti nuk ekziston, institucionet nuk ekzistojnë. Është i domosdoshëm veprimi qytetar. Pa veprim qytetar ne nuk mund të zgjidhim problemin. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply