Berisha: Në oborrin që prita Xhorxh W. Bush, Rama vendos një instalacion druri 4 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një bashkëbisedim me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit dhe familjarë. Ai tha se, në oborrin e kryeministrisë ku ka pritur Xhorxh W. Bush, Rama ka vendosur një instalacion druri prej 4 mln eurosh.

“Pak metra larg nga këtu është një oborr i vogël në kryeministri. Në atë oborr unë kam pritur njeriun më të fuqishëm të planetit, Xhorxh W. Bush. Ai oborr është shumë i përshtatshëm. U zhvillua një nga ceremonitë më të mëdha. Në atë oborr sot Edi Rama do të instalojë një instilacion druri, 4 mln euro.

Këta janë të shkëputur, kanë urrejtje ndaj qytetarëve. Më vjen keq që po flas këtu, por po ua them ju. Kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello. Ishte fare në rregull dhe atë makinë unë mora kur u bëra kryeministër. Këta nuk dinë ç’bëjnë.

4 milionë euro instalacion druri. Ky është një nga rastet sepse seria është shumë e madhe, sepse drejtësia nuk funksionon”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

OSBE/ODHIR nxin Ramën: U bëri presion kandidatëve të opozitës, përdori qeverinë në fushatë

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin për zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti. OSBE thekson …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *