Berisha: Pagat duhej të ishin 3 herë më të larta se në 2013, por u rrit vetëm borxhi në 107%

Pas vendosjes së minimumit jetik, ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë pagash dhe pensionesh. Në vitet 2005-2013, i mbi dyfishuam rrogat dhe pensionet. Por sot ato janë shumë larg atyre që duhej të ishin. Rrogat do të rriten më shumë se dyfish. Është humbur kohë e tmerrshme. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin të paktën 2 herë më të larta se në 2013, minimumi. Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, edhe kjo rritje nuk do të ishte ndonjë rritje e madhe.

Po të kemi parasysh vetëm borxhin që ka marrë kjo qeveri, jo sa është krijuar, rrogat mund të rriteshin pa asnjë frikë 2 deri në 3 herë, bashkë me pensionet. Është rritur borxhi në vitet 2005-2013 me 4.4 %, nga 58.2 në 62.6. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë, etj., etj. Çfarë është bërë këto 8 vite kur borxhi është 107 %. Me rritjen e borxhit kjo qeveri mund të kishte 3-fishuar rrogat pa vështirësi. Rrogat sot në raport inflacionin janë 20-30 % më të ulëta seç ishin në vitin 2013.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply