Sako Sokallari, biznes i vogël
Ne duam shtetar, nuk duam pushtetar. Nuk duam pushtetar që biznesin e konsiderojnë si një lopë për ta mjellë, por duam shtetar. Tani ka ardhur një sekt në këto 10 vitet e fundit, që biznesin kërkon vetëm ta zhvasë.
Para 2 vitesh më sollën për të shkatërruar një pronë, 24 milionë eurosh, gjoja me ligjin për tërmetin. Janë 300 punëtorë tek unë. Zona e Kombinatit është zonë industriale. Sot në Kombinat, mafia e ndërtimit vetëm po shkatërron.
30 milionë euro ka dhënë njëri vetëm për të prishur ndërtesat e mia, për të ndërtuar një 4 katësh. 4 katëshi është 12 metra, lartësia e magazinave të mia është 19 metra. Ku është fitimi i këtij, thjeshtë pastrim parash.