Kreu i Unionit të Turizmit: Qeveria nuk na sheh si prioritet, sjellim 2 miliardë euro në Shqipëri

Rrahman Kasa, Unioni i Turizmit në Shqipëri

Turizmi është një sektor që ka ‘shumë ngjyra’ dhe përhirë të së vërtetës nuk është parë si sektor i parë i ekonomisë, siç shkruhet në letra. Është parë si gjë qejfi, jo si prioritet. Të gjithë e dinë që sot turizmi, sjell në Shqipëri mbi 2 miliardë euro, 1/5 e buxhetit të shtetit.

Si kryetar i shoqatës i kam kërkuar vazhdimisht qeverisë që të ketë jë qasje të re ndaj turizmit që të shtojmë të ardhurat. Shqipëria ka potencial turistik për të marrë 5-6 herë më shumë të ardhura nëse të gjitha vendet do të ishin të aksesueshme.

Kjo do një politikë të re, por nuk është dëgjuar zëri jonë, i biznesit. Nëse do të kishim një bashkëpunim do të kishim një përfitim më të madh të ekonomisë.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply