Vjeshta e pritëshmërisë politike

Nga Ndriçim KULLA

Sezoni i ri politik sapo ka filluar, e besojmë me një kurs të ri e të shumëpritur nga të dya palët, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita. Shpresojmë, gjithashtu, që kjo gjë të konkretizohet edhe per ato reforma e ligje aq të nevojshëme për integrimin tonë evropian  apo për mbarëvajtjen e demokracisë dhe paktit të besimit që çdo politikë që  duhet të lidhë me qytetarët e saj.

Ndërsa   përsa  i përket opozitës njerëzit e etur  për  ndryshim i kanë sytë dhe mëndjen tek prespektiva e protestave të֝ paralajmëruara prej saj.

Janë të kuptueshme këto protesta   megjithse  ende  pa datë të caktuar  shtatori, ose më tej, por klima duket të jetë e ndezur nga   një ethshmëri e fortë mezi-pritëse, nisur nga zhgënjimi  , problematikat dhe dëshpërimi i thellë, që shihet të kaplojë përditë qytetarët shqiptarë.

Njësitë organizative të partive të opozitës në qytete dhe fshatra, por veçanërisht në kryeqytet, do të duhej të ishin, më të fokusuara, më të përqendruara në organizimin e këtye protestave, përtej mbledhjeve apo takimeve parapërgatitëse që po bëjnë liderët e saj për të ndezur frymën dhe shpirtin e protestimit opozitar.

Mpiksja e zemërimit popullor dhe lidhja tashmë e pazgjidhshme mes qeverisë, oligarkisë dhe krimit, nuk mund të mos gjenerojë në mënyrë të vetvetishme një valë të gjithanshme protestash.  Mos dhënia e një zgjidhjeje për problemin e blerjes së votave dhe deformimit të rezultatit të zgjedhjeve, nuk mund të mos zgjojë lëvizjen e aq shumë dëshiruar të shqiptarëve për realizimin e një skeme të qëndrueshme dhe përfundimtare, për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, të pangjashme me ato që deri tani ka organizuar sistemi ynë politik. Nëse shihet nga ky këndvështrim, por dhe  nga arsyet e shumëfishta për të protestuar, dhe nga gjendja e përgatitjeve, shihet që ka lindur një shpresë  vërtet.

Por ndoshta duhet   kuptuar edhe më mire edhe më thellë rëndësia e situatës, ndoshta ende nuk janë artikuluar si duhet  agjendat dhe mënyrat kapilare të organizimit,  megjithatë këtë ende nuk mund ta dimë. Por ajo që është më se e sigurt, është fakti se këto protesta nuk mund të mos quhen ndryshe edhe si “prova e zjarrit” për  qëndresën e mëtejshme të aksionit opozitarë në tërësi, por edhe lidershipin historik të PD-së  të rikthyer fuqishëm në një sfidë të pa precedent në drejtim dhe veçanërisht për kryetarin  energjik të Partisë së  Lirisë z.Ilir Meta.

Askush nuk duhet të vazhdoj të mbetet  “skllavë” i atij zhgënjimi që përjetuan  shumica e demokratëve nga drejtimi mizerabël  që i bëri opozitës Lulzim Basha. Nga humbja e 2 zgjedhjeve rresht parlamentare, nga bojkotimi fatal dhe i turpshëm i parlamentit ,nga braktisja e pa cipë e zgjedhjeve të pushtetit lokal etj,  etj. Shumë njerëz me fisnikëri e kanë kapërcyer këtë zhgënjim dhe shpresoj që kjo të mos kuptohet si dobësi prej banalitetit dhe cinizmit politik. Në fund të fundit PD është parti historike dhe ajo s’ka për të mbetur kurrë pronë e asnjë njeriu.

Është e rëndësishme gjithashtu që ish-drejtuesit e PD të skualifikuar (për fajin dhe pa aftësinë e tyre, sepse nuk dinë të mendojnë politikisht, por bëjnë vetëm llogari për veten duke pare me përdheli kostumet e tyre si u qëndrojnë) në garën demokrtike  për drejtimin i saj,   duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e hapura, por edhe subvencionet indirekte kundra Berishës dhe PD-ës që tashti janë aktivë  dhe në ballë të betejës.

Gjithashtu, shumë deputet të opozitës që zgjedhësit i kanë dërguar në parlament për hallet e tyre duhet  ti flakin tutje pa hezitim tespiet e kotësisë politike që tundin nëpër duar , sidomos tashti në këtë kohë të vështirë  dhe tashti  të   braktisin   statusin e  të marrurit  me veten e tyre dhe të pranojnë realitetin politik dhe disiplinën e partisë , tashmë të riorganizuar, e cila ka shprehur ideale dhe sjellje të qarta demokratike dhe politike.Ata nuk mund të jenë organe të lindura përjetësisht për drejtim dhe aq më shumë, se ka edhe të tjerë shumë të motivuar dhe të devotshëm, që duhet të rinovojnë drejtimin e partisë.

Protesta e 7 korrikut ishte një test për opozitën reale, e cila do të ndikojë fuqishëm në ecurinë e së ardhmes së aksionit opozitarë , por edhe më gjerë  Ndoshta do të  ishte   më mirë   te protestohet vazhdimisht gjer në një moment kulminant, kur mund të thirrej protesta e përgjithshme.

Koha që opozita  nuk dijti apo nuk deshi  që ta shfrytëzojë gjithë valën e zemërimit popullor për gjendjen e krijuar në vënd ka mbaruar.Këtë kohë me emrin “statusquo”për të cilën pushteti bëri dhe po vazhdon të bëj  enkas gjërat më të pa menduara  që nuk mund ti gjesh në asnjë histori pluraliste , nuk mund që ta heq dot më zvarr qoftë edhe një zyrtar i nivelit të lartë dhe  i dizinformuar    në Washington,  sepse  koha nuk do vonoj ti  vërë kujtëdo të vërtetën e vullnetit të shqiptarëve përpara.

Por  do të duhet gjithashtu, që përgatitjet për protesta të shkojnë bashkë me përgatitjen e alternativave prioritare që opozita do të ketë në programin e saj ekonomik. Vetëm se nuk duhet të harrohet se plaga jonë më e madhe është demokratiko-politike, përtej se ekonomike, e kjo përmblidhet në një fjali: zgjedhje të pa blera dhe që nuk deformojnë vullnetin e popullit. Në këtë kuptim, do të duhet të shkojnë bashkë gjuha e qëndresës deri në mos-bindje civile, me gjuhën e artikuluar thjesht dhe me ndikim të menjëhershëm në kapërcimin e problemit të zgjedhjeve, hapjen e listave zgjedhore si hap i parë i zgjidhjes së problemit, por edhe kthimit  real të mëndjes  elitare në Partinë Demokratike. Edhe kjo është një “provë zjarri”  e re  për lidershipin e opozitës Berisha, i cili po jep sinjale shumë të forta dhe të besueshme  energjie dhe shprese  ,  se gjërat kanë ndryshuar dhe opozita nuk do të sillet më si mazhoranca e sotme në pushtet. Konkretisht, ky do të qe starti i duhur i ndezjes së frymës së protestave mbarëpopullore që shumica  e shqiptarëve po presin.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply