Krimi del jashtë kontrollit, Lezha tronditet nga krimi i dyfishtë

Krimi i rëndë në familje tronditi fshatin Grykë Zezë në Lezhë. Babë e bir u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga ish-dhëndri i familjes.

Besnik Pjetri vrau me armë zjarri Pjetër Përjakun 58-vjeç dhe Gentian Përjakun 32-vjeç ish-kunatin e tij. Autori i krimit kishte 6 vite që ishte ndarë nga bashkëshortja për dhunë, por konfliktet me familjen e saj duket se nuk ishin mbyllur ende.

Besnik Pjetri ka pritur që babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij të kthehen nga një darkë familje, për të kryer krimin e rëndë. Autori, sipas dëshmive të të afërmve të viktimave, është futur në banesën e familjes Përjaku dhe ka qëlluar me breshëri plumbash babë e bir, sapo i ka parë ata në koridorin e shtëpisë.

Babë e bir, përkatësisht Pjetër dhe Gentian Përjaku kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa ish-dhëndri i tyre autor i krimit, është larguar menjëherë nga banesa, ndërsa vijon të jetë ende në kërkim. Viktimat kishin vetëm dy ditë që ishin kthyer në Shqipëri, pasi jetonin në Itali.

Banorë të zonës dhe të afërm të familjes Përjaku, treguan për mediat se nuk kishin dëgjuar krisma armësh mbrëmjen e së hënës, ndërsa për ngjarjen kishin mësuar vetëm mëngjesin e të martës.

Shkak i krimit dyshohet të jetë bërë divorci që Besnik Pjetri kishte pasur gjashtë vjet më parë me vajzën e familjes Përjaku. Madje, vajza e familjes Përjaku, kishte denoncuar kohë më parë te autoritetet ligjore italiane ish-bashkëshortin për dhunë në familje. Besnik Pjetri ishte arrestuar nga policia në Itali, teksa mësohet se për këtë vepër kishte vuajtur dhe dy vite dënim me burg.

Nga martesa me vajzën e familjes Përjaku, Besnik Pjetri kishte dy vajza, ndërkohë pas divorcit ai ka pasur vazhdimisht probleme dhe debate me ish-bashkëshorten. Një nga shkaqet e konfliktit të vazhdueshëm dyshohet të jetë bërë çështja e ndarjes së pasurisë me ish-bashkëshorten.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.