Pas Lezhës, trondiet edhe Tirana nga një vrasjë e dyfishtë

Një varsje e dyfishtë ndodhi mesditën e sotme në Tiranë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Islam Alla’, ku si pasojë e breshërisë së plumbave janë vrarë burrë e grua.

Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti (burrë e grua) janë dy viktima të breshërisë së plumbave në mes të Tiranës. Dritani dhe gruaja e tij u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Arsen Muskurti, vëllai i Dritanit.

Mësohet se dy vëllezërit e gruaja e njërit prej tyre janë takuar këtë mesditë për të diskutuar në lidhje me çështjen e pronës, por diskutimi ka përfunduar në krim brenda familjes.

Një nga vëllezërit Arsen Muskurti ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi të vëllanë Dritan Muskurti e bashkëshorten e tij. Për pasojë i ka lënë të dy të vdekur. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Autori është shpallur në kërkim nga policia ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Krimi që tronditi Tiranën vjen 24 orë pas vrasjes së dyfishtë në Lezhë, ku edhe atje krimi në familje tronditi vendin. Ish-dhëndri vrau ish-kunatin dhe ish-vjehrrin me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”,  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply