Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrezuar vendimin e gjykates se shkalles se pare per punonjesit e policise te cilet u lane me masen e sigurise “arrest shtepie” pasi dyshohen per shperdorim detyre per disa tendera te vegjel.
Gjykata e Apelit ne Shkoder vendosi te liroje shtate nga shtetasit qe kane ankimuar ne apel nga 13 qe ishin ne total.
Keshtu kryekomisar Saimir Rrustemi eshte lene me masen e sigurise “detyrim paraqitje” bashke me gjashte punonjes te tjere te policise si dhe shtetasin Paulin Prendi.
Vendimi nga apeli u dha diten e sotme. Gjate mases se sigurise ne gjykaten e shkalles se pare nje grup qytetaresh shkodran protestuan kunder arrestimit te kryekomisar Saimir Rrustemi i cili fillimisht u la me masen “arrest shtepie” nga shkalla e pare dhe diten e sotme apeli e rrezoi kete vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masen “detyrim paraqitje”.
Kujtojnë se zyrtarët janë arrestuar në muajin korrik, pas një hetimi të Prokurorisë së Shkodrës, që zbuloi abuzime me tenderët në Drejtorinë e Policisë së kryeqendrës së Veriut në periudhën 2020-2021.
Emrat
Luida Ujka – Detyrim Paraqitje
Rezart Prela – Detyrim Paraqitje
Mustafe Ishmaku – Detyrim Paraqitje
Saimir Rrustemi – Detyrim Paraqitje
Veronike Xhanaj – Detyrim Paraqitje
Paulin Prendi – Detyrim Paraqitje
Armand Basha – Detyrim Paraqitje