Pak ditë pas zhdukjes së Martinajt, Rama takim për të rikthyer bastet

Vetëm pak ditë pas zhdukjes së Elvis Martinaj, Rama ka nisur një takim në Kryeminisri për të diskutuar mbi vendimin që ai ka marrë paraprakisht për lejimin e basteve. Si duket i vetmi p[roblem që Rama ka pasur ka qenë Elvis Martinaj, i cili është zhdukur, sipas gazetarit Artan Hoxha, nga njerëz të veshur me uniforën e policisë.

Si e justifikon qeveria rikthimin e basteve

Lotaritë dhe bastet sportive në Shqipëri zyrtarisht janë të ndaluara që nga 1 janari i 2019- ës. Edhe pse ky biznes është i ndaluar, në mënyrë ilegale ka vepruar si biznes, gjë të cilën e vërtetojnë edhe të ndaluarit e shumë nga policia për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Për t’i dhënë fund ushtrimit ilegal, por edhe si një mundësi ndihmese kryesisht për sportin në vendin tonë nga normat e fitimit dhe vjelja e taksave, prej muajsh është ndërmarrë një fushatë e gjerë për rihapjen dhe legalizimin e lotarive sportive në vendin tonë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është flamurtari i kësaj fushate, por që është mbështetur edhe nga presidentët e federatave të ndryshme sportive në vendin tonë.

Thirrjet dhe kërkesat ndaj qeverisë dhe Parlamentit kanë qenë të shumta nga përfaqësues të ndryshëm të sporteve. Ndaj, në kuadrin e dëgjesave publike me promotorët dhe të interesuarit e kësaj iniciative, pritet që gjatë paradites së martës, rreth orës 11:00, të zhvillohet një takim mes palëve dhe kryeministrit Edi Rama.

Në këtë takim, përveç kryeministrit, pritet që të përfshihet edhe Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, presidenti i KOKSH-it dhe përfaqësues të federatave të ndryshme. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Sporteve, organ i cili është formatuar para një muaji. Këshilli i Lartë i Sportit është organkëshillimor, pranë ministrit përgjegjës për sportin, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave për sportin.

Edhe pse ky këshill është miratuar prej javësh, ende nuk është zbardhur lista e plotë, gjë e cila vërtetohet edhe po të hysh ne faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Gjithsesi, nga takimi i parë i këtij këshilli janë parë të pranishëm ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, presidenti i FSHF-së Armand Duka, presidenti FSHB-së Avni Ponari, presidenti i FSHV-së Erlind Pëllumbi, gazetari sportiv Dëfrim Methasani, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

Këto personalitete por edhe pjesëtarët e tjerë të këtij këshilli pritet që të jenë nesër në takimin këshillimor me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat përgjegjës të linjës që kanë lidhje me hapjen e biznesit të basteve sportive.

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply