Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH

Lirohet nga burgu ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi. Vendimi është marrë këtë të martë nga GjKKO.

Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matliaj për lirimin e tij për shkak se i ka përfunduar afati i dënimit. Ndërkohë çështja ndaj tij do të zhvillohet në Apel ku Gëllçi kërkon pafajësi.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar, i nënshkruar në nëntor të 2018-së për ‘RTSH Agro’, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.

Bëhej fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86.908 550 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit tetor, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.

About Redaksia

Check Also

Vendimi dhe firma që çon Ramën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi ishte në SPAK këtë të premte, …

Leave a Reply