Mediat italiane: Shkodra, Palermo shqiptare, dominohet nga bandat kriminiale

Disa të përditshme italiane i kanë kushtuar rëndësi pjesës ku Telegraph përshkruan Shkodrën si Paleromo i Shqipërisë për shkak të dominimit të bandave kriminale.

Rreth një javë më parë bëri buji një artikull i publikuar nga media britanike The Telegraph në lidhje me kalimin ilegal të shqiptarëve drejt MB të financuar nga bandat kriminale.

Disa të përditshme italiane i kanë kushtuar rëndësi pjesës ku Telegraph përshkruan Shkodrën si Paleromo i Shqipërisë për shkak të dominimit të bandave kriminale.

Telegraph shkruante se Shkodra, një qytet me nivele të larta papunësie, është cilësuar si Palermo i Shqipërisë për shkak të reputacionit të saj si një bazë shtëpie për klanet mafioze. Gjithashtu në artikull thuhej se ishte vrarë një shqiptar nga Shkodra që punonte si ‘kopshtar’ në një plantacion kanabisi në Britaninë e Madhe në fillim të këtij muaji.

Shkodra prej kohësh konsiderohet si një nga qendrat kryesore të mafies shqiptare. Në një artikull të Antimafia Duemila, botuar në vitin 2019, Vincenzo Musacchio, kriminolog, jurist dhe një nga studiuesit më të akredituar të mafias së re transnacionale, shkruan se në Shkodër ka të paktën 4 banda mafioze kryesore.

Në Shkodër besohet se ka të paktën katër bandat kryesore mafioze që janë gjithashtu të përfshira në veprimtari të ndryshme kriminale.Këto katër familje kryesisht merren me trafikun e drogës, armëve, organeve dhe qenieve njerëzore.“-tha ai.

Studiuesit e mafies shqiptare besojnë se Shkodra mund të bëhet qendra kryesore e kultivimit të kanabisit dhe kjo mund t’i çojë këto grupe kriminale në një fuqizim të mëtejshëm të këtyre organizatave kriminale, duke i çuar ato në një pozicion epërsi ndaj grupeve të tjera kriminale që veprojnë në rajon.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply